Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Arritje prania prej 30 % e grave në politikë, por duhet të jenë më shumë
English

Topi: Arritje prania prej 30 % e grave në politikë, por duhet të jenë më shumë

Tiranë, 26 maj, NOA - Caktimi i detyrueshëm me ligj i nivelit të përfaqësimit të femrave në politikë prej 30 për qind është një masë që duhet vlerësuar si një arritje e politikës shqiptare, megjithatë nuk duhet të mbetemi të kënaqur me kaq.

Një fakt të tillë, presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka pohuar gjatë një fjalimi që mbajti në aktivitetin "Liderët në Politikë", organizuar nga Instituti Amerikan për Drejtësinë, me rastin e trajnimit dhe certifikimit për mjaft femra që duan të marrin pozicione drejtuese.

"Ligji mazhoritar për zgjedhjet, i diskriminonte gratë, prandaj ligji proporcional përbën një arritje. Por nuk duhet gjithsesi, të jemi të lumtur me përfaqësimin në nivelin prej 30 për qind të grave në lista", tha në fjalën e tij, kreu i shtetit.

Ai u bëri thirrje grave, duke u thënë atyre të mos presin të ndihmohen nga psikologjia maskiliste, por u bëri thirrje ta ndihmojnë njëra-tjetrën.

"Roli i gruas, është jetik në shoqëri. Roli i tyre në perspektivë ka qenë i jashtëzakonshëm, por në të ardhmen ka për të qenë edhe më i madh. Në parlament, të vejë përfaqësia më e mirë", tha më tej kreu i shtetit.

Sipas tij, konkurrimi duhet të jetë i lehtë dhe i hapur edhe për gratë dhe se duhet të mos vendosen kushte ndaj tyre, pasi e kundërta nuk do të ishte një gjë e mirë.

n.e/NOA

KOMENTE