Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja në bashkëpunim e Dishës në Durrës, ekstradohet Gashi nga Italia
English

Vrasja në bashkëpunim e Dishës në Durrës, ekstradohet Gashi nga Italia

Tiranë, 26 maj/ NOA - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informon se sot u krye ekstradimi nga Milano e Italisë, drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Bujar Gashi.

Interpoli tha se 36-vjeçari nga Durrësi, është ekstraduar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr.114, datë 21 korrik 2008, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurimit "arrest me burg".

Gashi akuzohet për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim".

Sipas vendimit të gjykatës, më datë 09 korrik 2000, rreth orës 22.00, në vendin e quajtur Shënavlash,Durrës, Bujar Gashi në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë vrarë me armë zjarri të ndjerin Dritan Disha.

"Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Roma u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Bujar Gashi", sqaroi Interpoli.

e.l/NOA
KOMENTE