English

Ali Ahmeti, takohet me Solanën dhe Rehnin në Bruksel, diskutojnë mbi rajonin

Bruksel, 28 maj, NOA - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel, Havier Solana kërkoi realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zgjidhjen e kontestit të emrit.

Në takimin në selinë e Bashkimit Evropian, Ahmeti ka shpalosur mendimet e tij lidhur me zhvillimet aktuale në Maqedoni. Ai ka nënvizuar nevojën e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, që është siç është theksuar në takim një nga kushtet për integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë në NATO dhe Bashkinin Evropian. Ai për këtë ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare, sidomos ate të BE-së.

Nga kabineti i Solanës bëhet e ditur se përfaqësuesi i lartë i BE-së ka dëgjuar qëndrimet e kryetarit të partisë shqiptare në pushtet lidhur me situatën e politikës së brendshme. Ahmeti, gjithashtu është takuar edhe me komisionerin evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e brendshme në Maqedoni, procesin e euro-integrimeve dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Por kryetari i BDI-së është takuar edhe me ambasadorin amerikan në NATO, Lorens Batler, me të cilin kanë biseduar për çështjen e integrimit të vendit në Aleancë dhe tejkalimin e kontestit të emrit me Greqinë.

NOA-INA

Â

KOMENTE