Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 28 Maj
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 28 Maj

Tiranë, 28 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 28 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme publikimin e listave të reja të të përndjekurve politikë, të cilët pritet të përfitojnë dëmshpërblim nga qeveria brenda financimit prej 1 miliardë lekësh që është caktuar për ta. Por ato flasin edhe mbi lajmin që një diplomat shqiptar u dyshua se ishte sëmurur nga gripi i derrit gjatë Konferencës Islamike, e cila u mbajt disa ditë më parë në Damask të Sirisë. Ndërkaq, një vend të konsiderueshëm në faqet e para të gazetave ka zënë edhe deklarata e fundit e bërë nga Prishtina e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, se "koha po punon për shqiptarët".

E përditshmja "Shekulli" ka si argument kryesor të ditës "Dëmshpërblimi për 3198 të përndjekur politikë". Artikulli tregon se tashmë kanë dalë listat me emrat e secilit prej tyre dhe pritet vetëm miratimi nga ministria e Financave.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe "Dyshimi, diplomati i sëmurë me H1N1, në vëzhgim delegacioni", i cili tregon sesi gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar që ishin në Siri para pak ditësh në kuadrin e mbajtjes atje të Konferencës Islamike, po shqyrtohen për mundësinë e marrjes së ndonjë virusi si edhe kolegu i tyre.

Gazeta "Panorama" publikon si artikull kryesor sot "Të përndjekurit, zbardhet lista me 3198 persona". Ai tregon sesi të gjithë ata, kanë dërguar dosjet në ministrinë e Drejtëisë për të përfituar nga fondi 1 miliardë lekë i caktuar nga qeveria për dëmshpërblim.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin "Kandidatët për deputetë, 11 zyrtarët që duhet të japin dorëheqjen".

Ndërsa në rubrikën e intervistës do të lexoni atë të zhvilluar me Arben Imamin, i cili flet për listën e demokratëve për qarkun e Tiranës, "Arben Imami: Nga i pari tek i 16-i jemi të barabartë".

"Gazeta Shqiptare" çelet me titullin "Fëmijët në mitingje", ku flitet për një letër që Avokati i Popullit ua dërgon institucioneve për mospërfshirjen e fëmijëve në fushatën elektorale. Ndërkaq, përfshihet edhe reagimi i ministrit të Arsimit, Fatos Beja për këtë çështje "Ceremonia ka vlera edukuese".

Një artikull tjetër që zë vend në faqen e parë të kësaj gazete është edhe ai me titullin "Partnerët e Diverolit pranojnë akuzën", i cili flet për dy përfaqësuesit e kompanisë AEY që kanë pranuar se paketonin municion kinez.

Në këtë gazetë juve mund të lexoni edhe artikullin "Shkolla e Policisë, 231 konkurrentët që kualifikohen", si edhe intervistën "Silvana Braçe, më thërrisnin në Komitetin e Partisë për "shfaqje të huaja".

Gazeta "Shqip" hapet me titullin "Kartat, skenarët e zgjedhjes së krizës", i cili jep edhe reagimin e socialistëve për këtë çështje "PS duam informacion deri në 31 maj", njëkohësisht edhe atë të qeverisë "Poni: Jemi në kohë".

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin "PS hap zyrtarisht fushatën, e nis nga qyteti Studenti".

Çështja e trafikut të armëve vjen me artikullin "Trafiku i armëve, SHBA nis ndëshkimet", i cili flet për dy përfaqësuesit e firmës AEY që kanë pranuar fajet.

Çështja e procedurave të zgjedhjeve mbërrin në këtë gazetë përmes artikullit "Modeli, si do votojmë në 28 qershor", ku jepen 2 variantet e fletës së votimit.

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin "Dëmshpërblimi, emrat e 3200 të përndjekurve", në të cilin paraqiten të gjitha detajet e nevojshme mbi procedurat

që këta qytetarë duhet të ndjekin për të përfituar dëmshpërblimin nga fondi 1 miliardë lekë i caktuar nga qeveria.

Në këtë gazetë mund të lexoni edhe artikullin "Kadare - Koha po punon për shqiptarët".

Problematikat e maturantëve mbërrijnë në këtë gazetë përmes artikullit "Matura Shtetërore, Formulari A2, si t'i shtoni shanset për të fituar".

Ndërsa në rubrikën "intervista", ju mund të lexoni në këtë të përditshme artikullin

"Birçe Hasko, punohet mirë edhe pa para".

Gazeta "Korrieri", hapet me titullin "Të përndjekurit, lista me 3200 emrat e rinj që përfitojnë", i cili sqaron sesi ajo po verifikohet në ministrinë e Financave, për të caktuar kuotat e dëmshpërblimit që i takojnë secilit prej tyre sipas kritereve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai "Ministria e Jashtme, në alarm për diplomatin", ku flitet për rastin e dyshuar me gripin e derrit, i cili ishte një punonjës i kësaj ministrie.

Gazeta "Standard" hapet me titullin "Lista e dytë e ish-të përndjekurve, në proces verifikimi për dëmshpërblimin", ku flitet për çështjen e dëmshpërblimeve të kësaj kategorie.

Një artikull tjetër është ai me titullin "Numri i madh i partive, ndryshon fleta e votimit".

Ndërsa në rubrikën e kronikës do të lexoni "Mediu gjykatës: Urdhëroni prokurorinë të hetojë Ina Ramën".

Gazeta "Metropol" ka si një ndër titujt kryesorë të saj në numrin e sotëm "PS vendos Doklen përballë Bërishës", i cili zbardh ndarjet e zonave në komuna, sipas anëtarëve dhe vendosjen përballë sipas figurave.

Një artikull tjetër është edhe "Standardizimi i ri i gjuhës, kthim gjysëm shekulli më pas", i cili paraqet qëndrimin e Ismail Kadaresë të shprehur gjatë një takimi me studentët në Prishtinë.

Në rubrikën "speciale" në këtë gazetë do të lexoni "Dy Koretë, retorikë lufte".

n.e/NOA

KOMENTE