English

Sarkozi, "dush të ftohtë" Serbisë: Tadiç të punojë me Kosovën

Tiranë, 28 maj/ NOA - Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, i ka thënë presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, se ai duhet të punojë me Kosovën dhe të ndihmojë në zënien e të akuzuarve serbë për krime të luftës, të cilët ende janë në arrati.

lajmi konfirmohet nga agjencia Associated Press (AP), e cila raporton sot se nga Parisi, presidenti Sarkozi ka propozuar një partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve.

Kurse ka përsëritur mbështetjen e Francës për synimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Serbia, në mënyrë absurde kundërshton shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, për të cilën gjë ka ngritur edhe akuzën në gjykatën ndërkombëtare.

Franca, është një ndër vendet e para që ka njohura pavarësinë e Kosovës. a.b/NOA

KOMENTE