Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takohet me gratë e Tiranës: Do bëjmë më shumë për nënat që rrisin fëmijët të vetme
English

Topalli takohet me gratë e Tiranës: Do bëjmë më shumë për nënat që rrisin fëmijët të vetme

Tiranë, 28 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi një takim sot me gratë dhe vajzat e njësisë bashkiake nr.10 në Tiranë.Â

Kryeparlamentarja ftoi gratë të bëhen pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon, të japin nga vlerat, dashuria, vendosmëria dhe vizioni i tyre për vijim e këtij projekti. "Ky vend ka potenciale të mëdha. Në katër vjeçarin e ardhshëm më shumë do bëjmë për asistencën, më shumë do rrisim buxhetin, më shumë do rrisim rrogat e pensionet, më lart do e ngremë imazhin e Shqipërisë.

Fokusi  ynë në katër vitet e ardhshme do jenë njerëzit në nevojë. Nëse gjatë katër viteve të kaluara nxorëm nga varfëria 480 mijë shqiptarë, më shumë do bëjmë për të sëmurët, për nënat që rrisin fëmijët të vetme, për kryefamiljaret që kanë bashkëshortët në emigracion" u shpreh Topalli.

"Në Â katër vite ne bëmë që Shqipëria të shihet me admirim nga të gjithë për ritmin dinamik të zhvillimit, për reformat e jashtëzakonshme, për rritjen pozitive ekonomike.

Katër vjeçari i ardhshëm do jetë katërvjeçari i sfidave të tjera të mëdha. Së bashku do plotësojmë të tjera ambicie, së bashku do arrijmë të tjera maja, së bashku do rrisim më shumë imazhin e Shqipërisë evropiane" shtoi më tej Jozefina Topalli.

k.k/NOA

Â

KOMENTE