English

I fshihej policisë, kapet e dënuara me burg për mashtrim vizash

Gjirokastër, 29 maj, NOA - Forcat e policisë kanë ndaluar 53-vjeçaren Minushe Banush Hadëri, lindur dhe banuese në fshatin Kalivaç të Tepelenës, pasi ishte e shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të "Mashtrimit", e dënuar edhe nga gjykata me 3 vjet burg.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, Hadëri 4 vjet më parë, në bashkëpunim me një person tjetër i cili është i shpallur në kërkim, ka mashtruar disa qytetarë nga qarku i Gjirokastrës, duke u premtuar se do t'u nxirrte viza greke në Konsullatën Greke, kundrejt një shume të konsiderueshme lekësh.

Po të njëjtin aktivitet ajo ka kryer edhe në Tiranë dhe për këtë arsye Gjykata e Tiranës në bazë të kallëzimeve të bëra nga personat e mashtruar prej saj, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", në mungesë.

Kapja e 53-vjeçares u bë në bazë të informacioneve të maarra në rrugë operative nga ana e specialistëve të sektorit të luftës kundër krimit ekonomiko-financiar në qytetin e Vlorës.

n.e/NOA

KOMENTE