Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miloshoski: Me Kosovën, bashkëpunim normal, si të gjitha vendet fqinje
English

Miloshoski: "Me Kosovën, bashkëpunim normal, si të gjitha vendet fqinje"

Shkup, 29 maj, NOA - "Maqedonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka për qëllim në të ardhmen ta zhvillojë bashkëpunimin përmbajtjesor, jo vetëm formalisht, në të gjitha nivelet që mund t'i kenë dy shtete fqinje", tha ministri i Punëve të Jashtme Antonio Miloshoski.

"Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është diçka që kërkon kohë të caktuar. Jam i sigurt se me përpjekjet të përbashkëta dhe qëllimmira të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë dhe të gjithë faktorëve të tjerë politikë të dy vendeve do të arrijmë të krijojmë kushte më të volitshme për vendosjen sa më të shpejtë të relacioneve diplomatike", tha ai.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet tjera në Republikën e Maqedonisë janë kryesisht të kënaqura nga komunikimi i përditshëm dhe bashkëpunimin të cilin e kanë me autoritetet e Kosovës.

NOA-INA

KOMENTE