English

Ministria e Shëndetësisë: Sistemi shqiptar është i gatshëm të përballojë situata në rast pandemie

Tiranë, 29 maj NOA - U mbajt sot konferenca për gatishmërinë e rasteve pandemive, ku morën drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë.

"Sistemi shëndetësor shqiptar është i gatshëm të përballojë situata në rast pandemie, ashtu sikurse vendet e tjera të rajonit e më gjerë" u shpreh drejtori i Planifikimit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Arjan Harxhi. Sipas tij, "në rast të një pandemie, specialistët e parë që do të përballen janë ata të shëndetit publik dhe dhe të sëmundjeve infektive. Personeli është i mjaftueshëm në Shqipëri, qoftë në numër, por dhe kapacitetet e tyre janë të mjaftueshme për të përballuar situatën"    Â

Nga ana e tij, zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, theksoi se "rregullimet ligjore që kemi marrë, edhe nëpërmjet amendimeve të ndryshme ligjore dhe tërësia e vendimeve që kemi marrë na bën të aftë të inkuadrohemi në të gjitha bashkëpunimet rajonale dhe multilaterale, në kuadër të kontrollit të sëmundjeve infective".

Zv/ministri Ivanaj, u ndal tek komunikimi me publikun, që synon të japë dhe pasqyrojë tërësinë e masave që merren në emër të publikut, me synimin e vetëm shëndetin e njerëzve. Duke parë si shumë të rëndësishëm komunikimin me median, interlokatori më i mirë midis strukturave sanitare dhe publikut, ai theksoi se "në këtë moment është shumë i rëndësishëm që ky komunikim të jetë sa më profesional, i saktë dhe sa më komunikativ me publikun".Â

Ndërsa, kryetari i Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Tritan Shehu, nënvizoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka qenë i aftë t'i bëjë ballë mjaft problemeve të mëdha që janë shfaqur rreth nesh, disa herë brenda nesh, të lidhura me këtë sektor të sëmundjeve infektive.

Ai përmendi si shumë të rëndësishme në këtë drejtim ligjet "Për kujdesin shëndetësor" dhe "Për shëndetin publik", të cilët kanë kapituj që i dedikohen kësaj problematike, element i rëndësishëm i një vendi. k.k/NOA    Â

Â

KOMENTE