Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS i nis sërish letër ministrisë së Brendshme dhe OSBE/ODIHR-it me kritika e ankesa mbi kartat
English

PS i nis sërish letër ministrisë së Brendshme dhe OSBE/ODIHR-it me kritika e ankesa mbi kartat

Tiranë, 29 maj, NOA - Partia Socialiste, i ka nisur sërish një letër ministrisë së Brendshme, si edhe përfaqësisë së OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, në të cilën paraqet ankesat e saj për mosdërgimin e informacioneve nga ana e qeverisë në drejtim të komisionit parlamentar ad-hoc dhe PS-së për procesin e pajisjes me karta identiteti.

"Kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga zyra e protokollit të Kuvendit. Për më tepër që përgjijget në reagim të kërkesave të komisionit parlamentar ad-hoc, në shumicën e rasteve, kanë qënë tepër të vonuara, me të dhëna kontradiktore dhe në mjaft raste me të dhëna të pasakta", citon në këtë letër, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami.

"Vërejmë se më së fundi, vetëm dy javë para përfundimit të procesit të apkikimit të votuesve pa pasaportë, ju deklaroni se ka përfunduar shtrirja e rrjetit të posteve të aplikimit në të gjithë vendin. Por për të qënë të saktë, nga informacioni i dërguar nga MB në datën 27 maj 2009 rezulton se në 10 raste numri total i rekordeve të aplikimeve të hedhura në sistem është më i vogël se 10 aplikime", thuhet më tej në këtë letër.

Sikundër parashtrohet edhe fakti se nga analiza e informacionit të datës 27 maj 2009 rezulton se situata e aplikimeve, ndryshe nga deklaratat e MB, paraqitet tepër problematike dhe shqetësuese në disa qarqe.

Sipas PS-së, bëhet fjalë për qarkun e Kukësit ku ka mbetur pa aplikuar rreth 70 përqind e votuesve pa pasaportë; Dibër ku mbetet pa aplikuar rreth 60 përqind e votuesve pa pasaportë; Shkodër ku mbetet pa aplikuar rreth 59 përqind e votuesve pa pasaportë dhe Lezhë ku mbetet pa aplikuar rreth 54 përqind e votuesve pa pasaportë.

Gjithashtu, sipas PS-së, në 12 rrethe niveli i aplikimeve është nën 50 përqind, konkretisht në rrethet Dibër, Burrel, Bulqizë, Krujë, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe.

n.e/NOA

KOMENTE