Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, Konsullata lehtëson vizat për biznesin
English

Vlorë, Konsullata lehtëson vizat për biznesin

Vlorë, 29 maj NOA - Më shumë se 80 biznese vlonjate që kanë xhiron më të madhe tregtare me Italinë nuk do të kenë nevojë për të vendosur datat e takimeve për pajisje me vizë apo procedura të tjera nëpërmjet Call Centerit të Konsullatës, por do të kenë një zyrë të posaçme pranë këtij institucioni.

Ky fakt është bërë e ditur sot nga konsulli Italian i vendosur në qytetin e Vlorës, Sergio Strozzi në një takim me kryetarin e degës së tatimeve Gent Hamzaraj si dhe atë të dhomës së tregtisë Edmond Leka.

Sipas konsullit Italian Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të tatimeve dhe dhomën e tregtisë dhe Industrisë Vlorë Â me objektivin e rritjes së marrëdhënieve tregtare mes jugut të Shqipërisë e Italisë dhe Lehtësimit të vizave për sipërmarrësit që tregtojnë më shumë me Italinë është aktivizuar një "Sportel për viza biznesi Shqipëri-Itali".

k.k/NOA

KOMENTE