English

Ekstradohet nga Greqia i kërkuari Jorgo Tollozhina, akuzohet për vjedhje me armë

Korçë, 30 maj, NOA - Eshtë ekstraduar nga Interpol Tirana prej shtetit grek, ku edhe fshihej prej disa vitesh, i kërkuari nga policia shqiptare, 31-vjeçari Jorgo Pollozhina, lindur dhe banues në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person ka qenë i shpallur në kërkim nga ana e policisë pasi gjykata e Pogradecit, me vendimin nr.33 të ndërmarrë në datën 06.05.2004, e ka dënuar atë me 6 vjet e 8Â muaj heqje lirie, për veprën penale të "Vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 140 dhe 27 të Kodit Penal, vepër e ndodhur në datën 08.06.1998 në Qafë-Thanë të rrethit Pogradec.

n.e/NOA

Â

KOMENTE