Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 30 Maj
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 30 Maj

Tiranë, 30 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 30 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.alThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të

ditës së sotme debatin mbi zgjedhjet, i cili përcillet mes deklarimeve të kryetarit të KQZ-së apo deklaratave të bëra nga krerët e kampeve politikë, Rama dhe Berisha gjatë takimeve të fundit në Fier dhe Korçë.

E përditshmja "Shekulli" ka si argument kryesor të ditës "Pagat e reja të administratës publike, ndryshimi", i cili tregon sesi rriten rrogat për këshilltarët, gardistët, prefekturat dhe administratën në tërësi.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe "Procesi, ish-të përndjekurit, listat e treta të dëmshpërblimeve".

Ndër të tjera, publikohet edhe një letër publike nën titullin "Letër e hapur TECV-eve, nga 20 nënshkrues", ndërsa aktivitetet e fushatës elektorale paraqiten me artikullin "Nis fushata, Berisha në Korçë, Rama në Fier".

Gazeta "Panorama" publikon si artikull kryesor sot "Kreu i KQZ: Numërimi i votave, transmetim direkt", i cili citon përmes një interviste Arben Ristanin mbi sqarimet që jep për procesin e numërimit të votave. Ai sqaron të gjithë skemën për të gjitha qendrat e numërimit në vend. Artikulli tregon edhe se si në fletën e re të votimit, PD gjendet në vendin e 10-të, ndërsa PS në vendin e 34-t.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin "Në Vlorë, stresi para provimeve, vret veten 14-vjeçarja", i cili rrëfen ngjarjen që ka tronditur qytetin jugor.

Kurse artikulli "Berisha: Raporti i Amnisty International, surprizë", flet mbi reagimin e kryeministrit Berisha për kritikat që përmbahen në raportin botëror për respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

"Gazeta Shqiptare" ka si një ndër titujt kryesorë të saj ditën e sotme "Gripi i derrit, rreziku vjen nga turistët", i cili tregon se si megjithëse aktualisht vendi ynë është i pastër, drejtori i kërkimeve shkencore në Departamentin e Sëmundjeve infektive në Romë, Xhovani Rexa e cilëson muajin gusht-shtator si mundësinë më të madhe të rritjes së riskut për të dyja vendet, për shkak të lëvizjes së emigrantëve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai "USAID: News 24 dhe GSH e kanë pasqyruar drejt fushatën elektorale", i cili citon të dhënat e raportit të monitorimit të medieve gjatë periudhës paraelektorale nga një projekt i USAID.

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin "Basha: Shqipëria më 2013, anëtare e Bashkimit Evropian", ku citohet deklarata e ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha nga qyteti i Elbasanit se etapat e integrimit do të përmbyllen në vitet e mandatit të ri të qeverisë së djathtë.

Në këtë gazetë mund të lexoni edhe artikullin "Drejtuesit e bankave, në sitën e Bankës së Shqipërisë".

Problematikat e emigrantëve, mbërrijnë në këtë gezatë përmes artikullit "Detajet, emigrantët, mënyrat për të dërguar para".

Një artikull tjetër që mund të gjeni në këtë të përditshme sot është edhe ai me titullin "Shkodër, sherri çon në divorc, therr gruan në mes të sheshit".

Gazeta "Korrieri", hapet me titullin "Përgjimet, dy misse shqiptare në haremin e Berluskonit", i cili iu referohet medieve italiane që kanë botuar fotot dhe bisedat telefonike të kryeministrit italian me 50 vajzash, mes tyre edhe dy misse, të cilave u mësonte politikën.

Në këtë gazetë do të gjeni të afishuara edhe listat e plota të aplikimeve për vizat greke, në datat 1-5 qershor.

Gazeta publikon dhe një lajm të zgjeruar, prodhim i agjencisë NOA, "Zbardhet vrasje e bujshme mes shqiptarësh, në lagjen luksoze të Athinës

Ndërsa në rubrikën "intervista" të kësaj gazete, do të gjeni "Shehi: PD-së do t'i kushtojnë largimet dhe pronat".

Gazeta "Shqip" hapet me titullin "Durrës-Kukës, gjykata "harron" vendimim". Ai tregon sesi janë përmbysur afatet për të dhënë vendimin mbi çështjen e përfolur dhe se vendimi i Kolegjit Penal është i pafirmossur, pasi disa gjyqtarë ndodhen jashtë vendit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin "Kartat, sërish replika Islami-Nishani", i cili tregon letrën e dytë që sekretari për zgjedhjet në Partinë Socialiste, i ka dërguar ministrisë së Brendshme në lidhje me rezervat që ka për pajisjen me karta identiteti të qytetarëve.

Në këtë gazetë publikohet edhe intervista e fundit e ambasadores së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Gloover me titullin "Ambasadorja: Kartat një çështje e kontestueshme. Përplasje ODIHR-qeveri".

Gazeta "Libertas" hapet me titullin e madh "Emigranti shqiptar në Greqi, kandidat për eurodeputet", i cili tregon sesi Lefter Dhimitri, shqiptari nga një fshat i Sarandës, renditet në listën e kandidatëve për eurodeputetë të partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kostas Karamanlis.

Një titull tjetër i kësaj gazete është "Berisha, nuk premtoj më diçka, por gjithçka", ku flitet për deklaratat dhe strategjinë më të fundit të Partisë Demokratike, atë të premtimeve gjithëpërfshirëse, hedhur në takimet që kryeministri ka zhvilluar në Korçë në kuadrin e fushatës elektorale.

Në këtë gazetë do të lexoni edhe analizën "La mafia transnazionale", botuar në faqen italisht të përditshme të saj, në bashkëpunim me "Rinascita Balcanica".

Gazeta "Standard" hapet me titullin "Dilema, qeveria e re, ekspertë apo politikanë". Ai flet6 për një debat të mundshëm, i cili pritet të përfshijë partinë më të madhe, PD, nëse ajo do të fitojë zgjedhjet. Qeveria do të bëhet me politikanë apo teknicienë, apo Berisha do zgjedhë rrugën e mesme.

Një artikull tjetër është ai me titullin "Ekspertët austriakë: Kapacitete energjetike të Shqipërisë, furnizojnë gjithë Ballkanin".

Çështja e maturës shtetërore vjen në këtë gazetë përmes artikullit "Ankthi i maturës, çfarë fshihet pas provimeve".

n.e/NOA

KOMENTE