Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Homazh për Ligjin Antiduhan, 31 maji, Dita Ndërkombëtare kundër vdekjes
English

Homazh për Ligjin Antiduhan, 31 maji, Dita Ndërkombëtare kundër vdekjes

Nga Xhovan Shyti

Do të dëshironim që në këtë 31 maj t'i shprehnim gjithë përgëzimet tona qeverisë dhe strukturave përgjegjëse të shtetit shqiptar, mirëpo nuk mund ta bëjmë këtë.

Nuk mund të urojmë për suksese të arritura as Kryeministrin, Sali Berisha, i cili ishte inspiruesi i miratimit të ligjit shqiptarë antiduhan, as Ministrinë e Shëndetësisë, që mori përsipër implementimin e këtij ligji dhe as Institutin e Shëndetit Publik, që me moskontributin e dhënë arriti ta kthejë këtë ligj me përmbajtje 100 % humane si të mosqenë. Sikurse e kemi theksuar edhe tjetër herë, me miratimin e ligjit nr. 9636, dt. 06 nëntor 2006; "Për Mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", Shqipëria u rreshtua ndër nëntë vendet e më të përparuara të globit, që e dispononin një ligj të tillë.

Prodhimi i këtij ligji e renditi, - për herë të parë në historinë e tij, -vendin tonë në kreun e listës së mirësive, çka duhej ta inspironte strukturën shtetërore për ta mbajtur ndezur pishtarin e implementimit të VII-të kapitujve dhe 23 neneve që ai përmban. Në mënyrë që për çdo vit krahas "festimit" të futjes nëpër listat e zeza të ndërkombëtarëve, edhe ne shqiptarët të kishim një festë vërtetë të bardhë në çdo 31 maj kalendarik.

Mirëpo, fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. E themi me dhimbje "nuk ndodhi", pasi pas kalimit të 31 majit të shkuar, që shënoi vitin e parë të dështimit të ligjit antiduhan, me nr. 9636, ky është viti i dytë i dhimbshëm. Që e ka katandisur ligjin "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", si të mosqenë. Bindesh për këtë fat, aspak të dëshiruar prej shoqatës "Për Shqipëri pa duhan", duke ndjekur realitetin e përditshëm të jetës sonë.

Kujtojmë se për implementimin e ligjit me nr. 9636, miratuar në parlament me 100 për qind të votave "pro" në dt. 06 nëntor 2006, organeve zyrtare përgjegjëse iu lanë gjashtë muaj kohë përgatitore. Në këtë afat kohor përfshihej parapërgatitja e opinionit dhe e grupeve të interesit për ta pranuar atë si një realitet ligjor. Kjo jo vetëm nuk ndodhi, por antiligji fitoi mbi ligjin dhe shtetin. Dhe kjo në sajë të indiferencës, sabotimit dhe përdorjes së këtij ligji për tregti e përfitime.

Nëpër këtë rrugë ka ecur zbatimi i ligjit, nga data 26 maj 2007, kur shënohet dita e parë e hyrjes së tij në fuqi, e deri më sot. Ndërkohë që strukturat përgjegjëse shtetërore, Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit (KNMSHPD), Inspektoriati Sanitar, Policia Bashkiake dhe Tatim-taksat, vazhdojnë t'i kenë ende në myll shpatat e ndëshkimit ligjor, Instituti i Shëndetit Publik, vazhdon ta trajtojë ligjin anti-duhan si një lopë që duhet mjelë.

Pas disa deklarimeve të titullarit të këtij Instituti, Alban Ylli, ndërkohë edhe sekretar i KNMSHPD, për rinisje të aksioneve kundër duhanpirjes, kjo gjë nuk ka ndodhur. Madje nuk ka ndodhur një rinisje suksesi edhe pse janë shpenzuar më shumë se 400 mijë USD fonde të dala nga arka e Institutit të Shëndetit Publik, pra nga buxheti i shtetit, fonde që përfshijnë pagesa të pamerituara shtesë, për inspektorët fantazma të ISHP-së e spote publicitare (pas rreth 20 milionë lekëve të vjetra të hedhura gjatë viteve të shkuara, para disa ditësh, ISHP çeli fondin 30 milionë po për spote televizive).

Të gjitha këto na japin të drejtën ta klasifikojmë bujën Ylli si një politikë demagogjike, një metodologji drejtimi, që ha fonde pa prodhuar rentabilitet. Një metodë drejtimi kjo tepër e lakmuar nga sistemi komunist, që ka sjellë dështimin tërësor të ligjit anti-duhan dhe një situatë aktuale tepër e dhimbshme.

Duhanpirja vazhdon të jetë prezente në të gjitha ambientet publike dhe ato zyrtare. Vazhdon të jetë prezente nëpër bare-restorante, autobuza, studio, shkolla, universitete etj.

Madje vazhdon të jetë prezent edhe brenda godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, të Qendrës Spitalore "Nënë Tereza", etj., ambiente institucionesh, që ligji i ngarkon me përgjegjësi për antiduhanin.

Në këto kushte, në këtë 31 maj, ndryshe nga vitet e tjera, si mesazh qendror, të ditës ndërkombëtare të luftës ndaj duhanpirjes, shoqata "Për Shqipëri pa Duhan" ju lutet të mbajmë ca minuta zi në përkujtim të ligjit shqiptar me nr. 9636, dt. 06 nëntor 2006: "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit".

Në 31 majin e sivjetshëm, jeni të bindur se zyrtaret përgjegjës për dështimin e zbatimit te ligjit antiduhan do te dalin para kamerave te rimashtrojnë shqiptaret për të mbajtur vendin e punës?

Kryetari i Shoqatës "Për Shqipëri Pa Duhan"

Epidemia e duhanpirjes

- Shifra dhe fakte-

Përgatitur nga Shoqata "Për Shqipëri Pa Duhan"

Nga bota

1. 3 miliard njerëz pijnë duhan. Më shumë se 8/10 jetojnë në vendet në zhvillim. 600 milion njerëz që jetojnë sot do të vriten nga përdorimi i duhanit, me shumë se gjysma janë femije.

Çdo vit nga semundjet që shkakton duhani vdesin 5. 4 milion njerëz në vit, Nga viti 2030 do të vdesin11 milion njerëz.

Mesatarisht cdo sekonde vdes një person, një ne dhjete te rritur Duhani vret gjysmën e përdoruesve te tij Çdo vit diagnostikohen 1. 2 milion raste me kancer në mushkëri.

Përdorimi i duhanit vret 5. 4 milion njerëz ne vit - mesatarisht një person çdo sekondë - dhe llogarit qe 1 ne 10 te rritur te vdesë ne bote. Eshtë një faktor rreziku për gjashte nga tete shkaktaret kryesore te vdekjeve ne bote.

Me shume se 80% te duhanpirësve botëror jetojnë ne shtete me fitime te ultë ose te mesme.

100 milion vdekje janë shkaktuar nga duhani ne shekullin e 20-te. Nëse tendenca aktuale vazhdon, do te rritet ne 1 miliard vdekje ne shekullin e 21-te.

 Vdekjet e lidhura me duhanin do te rriten me shume se 8 milion ne vite nga 2030, dhe 80% e këtyre vdekjeve do te ndodhin ne boten e zhvilluar.

Ne një mesatare, dikush qe pi një paket ose me shume cigaresh cdo dite, do te jetoje, 7 vjet me pak se dikush nuk ka pire kurrë duhan.

Adoleshentet qe pine duhan janë:

- Tre here me shume gjasa, se ata jo duhanpirës, te përdorin alkoolin,

- Tete here me shume te pirur te përdorin mariuanen,

- Dhe 22 here me shume premtues te përdorin kokainën.

- Gjysma e femijeve te botes jetojne ne ambiente me tym duhani.

Shëndeti

Gjysma e duhanpiresve të rregullt do të vritet nga duhani, duke humbur mesatarisht 16 vite jetë.

Duhani shkakton të paktën një në shtate kancere në gjithë botën

Duhanpirja është shkaktari me i madh në semundjet e zemres

Duhanpirja shkakton impotence seksuale mashkullore, burrat në moshe 30 deri 40 vjecÂ

dhe që pijne duhan kanë 50 % ulje të ponteces seksuale.

Grate duhanpirese rrezikojne 4 here me shume ne zhvillimin e kancerit te gjirit

krahasuar me jo-duhanpireset, dhe ky rrezik rritet me kohen e duhanpirjes.

Fakte nga vendi ynëÂ

Të dhëna të duhanpirjes:

Afro 4 në 10 persona janë duhanpires.

870. 000 mije duhanpires janë në Shqipëri.

Numri mesatar i cigareve të pira në dite është 19. 7 cigare

Duhanpirja në grup moshen 13 deri 15 vjec është 16. 7 %

Në studentet e fakulteteve mjekesi, stomatologji, farmaci dhe infermieri është me shumë se 4 në 10 studente pijne duhan

81 % e duhanpiresve fillojne të pine duhan para moshes 18 vjec.

73 % e duhanpireve meshkuj duan të lënë duhanin

3300 vdekje ndodhin si pasoje e semundjeve qe shkakton duhanpirja

Studim i kryer ne 2008 nga shoqata jone rezulton me uljen e meshkujve qe pijne duhan ( Studim ne 5 rrethe te vendit)

56 % e meshkujve qe pijne duhan mbi moshen 15 vjec

20 % e femrave te po kesaj moshe pijne duhan

Ekonomike

Sa duhan prodhon dhe sa fiton fermeri yne?

Para viteve 90 mbillej 25. 000 ha toke me duhan në Shqiperi

Viti 2004 3. 000 ha toke e mbjell me duhan

1 ton duhan prodhohen 1 000 000 cigare = 50. 000 paketa x 1. 5 % = 75. 000 $

Shqiptaret blejne cdo vit 320 milion Euro vetem cigare, dhe e gjithe kjo vlere del jashte vendit

Industria e duhanit dhe punesimi

Cigaret prodhohen nga makina te cilat prodhojne 100 000 cigare ne ore.

Punesimi ne industrine e duhanit perben 0. 13% te gjitha llojeve te punes ne Evrope. Ne nivel kombetar vendi vuan nga humbje te jashtezakoneshme ekonomike, si rezultat i kostove te larta i kujdesit shendetesor si dhe humbjes se produktivitetit nga semundjet qe shkakton duhanpirja dhe nga vdekjet e parakoheshme.

Vendet importuese te duhanit humbin miliona USD nga shkembimi i jashtem. Vendi yne ble produkte duhani ne masen 320 milion Euro ne vit, pra blihet nje produkt qe shkakton vdekje dhe semundje

FUND
KOMENTE