Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jemi Një! Çahet përfundimisht tuneli që ndante popujt e një kombi
English

"Jemi Një!" Çahet përfundimisht tuneli që ndante popujt e një kombi

Rrëshen, 31 Maj/ NOA - Ditë historike për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera përtej kufijve.

Tuneli që ndante Thirrën me Kalimashin është çarë dhe tashmë dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova, janë një.

Ceremonia emocionuese ka nisur në mesditë në pjesën që bashkon Thirrën me Kalimashin ku nën praninë e kamerave, është çarë muri i ndërtuar simbolikisht, pak ditë pasi të hënën e kaluar përfundimisht u kryen punimet që çanin tunelin.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi, janë afruar mes tyre sot në mesditë, në ceremoninë e përbashkët për hapjen e tunelit që ndan Shqipërinë dhe Kosovën.

Berisha dhe Thaçi janë takuar në pjesën e tunelit që ndante zonën e Thirrës me Kalimashin, duke u përqafuar duke uruar njëri-tjetrin, e po ashtu dhe pjesëtarët e tjerë të dy delegacioneve.

Ndërkohë të gjithë gazetarët dhe kamerat gjenden në fillim të tunelit, ku edhe do të zhvillohet konferenca për shtyp e të dy kryeministrave.

Rruga Durrës-Kukës është e gjatë 170 kilometra. Pritet që më 27 qershor, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit parashikohet të pritet shiriti i përurimit të rrugës Durrës-Kukës.

e.l/NOA

KOMENTE