Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Dashi të rinjve: Do të luftojmë papunësinë dhe varfërinë
English

LSI, Dashi të rinjve: Do të luftojmë papunësinë dhe varfërinë

Tiranë, 31 maj NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës, Ilir Dashi, kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, zhvilloj sot një takim me të rinj të LRI-së në njësinë nr. 1 të Tiranës.

"Është një kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu mes kësaj rinie të mrekullueshme.

Është Koha për Veprim, pasi papunësia po vjen duke u rritur, dhe veçanërisht papunësia për të rinjtë që mbarojnë shkollat dhe nuk dinë ku të shkojnë" u shpreh Dashi.

Dashi, u shpreh se Koha për Veprim nuk do të kishte kuptim pa Rininë në Veprim.

Ai ka ftuar të gjithë të rinjtë në të gjithë vendin që duke u bashkuar, të mund të investojnë për punësimin e tyre, do të mund të investojnë për të ardhmen dhe dinjitetin e tyre.

"Të rinjtë e LRI nuk janë thjesht fasadë, por janë forca që na motivon, jo vetëm për fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit, por për ta kthyer në investim për të ardhmen jo vetëm ndaj të rinjve, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për ju dhe LSI është forca juaj që ju jep mundësinë që të bëheni pjesë e vendimmarrjeve qeverisëse pas 28 Qershorit. LSI që do të mund të ndryshojë për mirë jetën e shqiptarëve, që do të mund të luftojë papunësinë dhe varfërinë. Është Koha për Veprim, për t'u ndarë jo vetëm nga njerëzit që e fusin dhe e rikthejnë vendin në krizë, por për t'u ndarq nga politika e 1 Prillit, nga politika që nuk do t'ia dijë për shqiptarët" shtoi më tej Dashi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE