Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Baraj: Berisha dështoi, i ktheu shpinën shqiptarëve, tani shqiptarët do t'i kthejnë shpinën atij
English

PS, Baraj: Berisha dështoi, i ktheu shpinën shqiptarëve, tani shqiptarët do t'i kthejnë shpinën atij

Tiranë, 31 maj NOA - Kreu u Partisë Socialiste për Tiranës, Besnik Baraj ka dhënë një deklaratë sot pranë shkollës "Musine Kokalari' në Tiranë, duke thënë se me shpenzimet e taksapaguesve shqiptarë mund të ishin ndërtuar 1450 shkolla.

"Sot Sali Berisha do të inauguroj një segment të rrugës Rrëshen Kalimash. Nga një investim i rëndësishëm që duhet të kushtonte rreth 418 milion euro, sot shpenzimet janë shumëfishuar dhe taksapaguesit shqiptar duhet të paguajnë një vlerë ekstra prej 600 milion eurosh, vlerë e cila mbetet ende e pajustifikuar dhe e pa shpjegueshme, ndërkohë që kontrolli i lartë i shtetit ka vlerësuar një abuzim prej 232 milion euro.

Me këto para ekstra, mund të ishin ndërtuar 1450 shkolla të reja si kjo, dhe 145 spitale moderne, për t'i shërbyer qytetarëve të Shqipërisë" u shpreh Baraj. Â

Sipas tij, Berisha dështoi dhe në vend që të përdorte paratë e taksapaguesve shqiptar për të edukuar brezin e ri të fëmijëve tanë, ai u kujdes edhe një herë tjetër për të pasuruar familjen dhe miqtë e tij të afërm.

"Berisha dështoi duke i kthyer shpinën shqiptarëve dhe tani është momenti që shqiptarët t'i kthejnë shpinën Berishës dhe politikës së vjetër që ai përfaqëson.

Ky është ndryshimi mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Berisha vendos interesin e fëmijëve të tij përpara interesit të shqiptarëve, ndërsa Rama kujdeset që Shqipëria të jetë e gjithë shqiptarëve" shtoi më tej Baraj.

k.k/NOA

KOMENTE