Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS dërgon një tjetër letër për Nishanin, me detajet e sakta të 3 kërkesave
English

PS dërgon një tjetër letër për Nishanin, me "detajet e sakta të 3 kërkesave"

Tiranë, 31 maj / NOA - Sot më 31 maj 2009, kur përfundon afati që Ministria e Brendshme duhet të kthejë një përgjigje konkrete për kërkesën e PSSH të nisur me shkresën e saj të datës 28 maj 2009, PS përmes Sekretarit të Çështjeve Zgjedhore Kastriot Islami dërgon një shkresë ku thotë se jepen detajet e sakta të tri kërkesave të PSSH.

Kërkesat, sipas Islamit, synojnë marrjen e informacionit dhe bërje transparente të të gjithë aktivitetit të kryer për pajisjen e votuesve me letërnjoftimi.

Të dhënat e kërkuara, PS thotë se do të shërbejnë për të qartësuar situatën lidhur me votuesit që disponojnë pasaportë, votuesit që kanë aplikuar dhe votuesit që kanë aplikuar e disponojnë letërnjoftimi, të dhëna që disponohen nga MB.

Përmes kësaj shkrese PS tha se kërkon të marrë një përgjigje përfundimtare, të plotë dhe të saktë, për kërkesat e saj.

Përndryshe PS kërkon që MB të japë eventualisht argumentet për të justifikuar përgjigjen e pjesshme apo qoftë edhe negative nga ana e saj.

Më poshtë vijon letra e plotë:

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

ASAMBLEJA KOMBËTARE SOCIALISTE

SEKRETARIATI EKZEKUTIV

Sekretariati për Çështjet Zgjedhore

Nr.____

Më lejoni t'ju ridërgoj përsëri kërkesën (tanimë për arsye qartësie edhe më të dhëna më të detajuara) që Ju kam nisur me shkresën e datës 28 maj 2009 e më tej të ripërsëritur publikisht.

Detyrohem të ribëj këtë kërkesë nisur nga mungesa e një përgjigje zyrtare dhe mbi të gjitha bazuar në faktin se zëdhënësi i Ministrisë që ju drejtoni ka deklaruar publikisht ne daten 30 maj 2009 se Ministria e Brendshme ka nisur përgjigjen e kërkesës së PSSH.

Pa dashur të zhvilloj një komunikim mediatik në distancë ju lutem dërgoni një përgjigje zyrtare për kërkesën e PSSH e cila në mënyrë të detajuar dhe të përqendruar është sa më poshtë për (në thelb është e njëjta kërkesë e nisur me shkresën e datës 28 maj 2009):

Listën elektronike, me emër, atësi, mëmësi, mbiemër, datëlindje dhe numër pasaporte te votuesve me pasaportë te vlefshme, kjo e dhënë duhet të jetë e përditësuar me të dhënat deri në datën 28 maj 2009; nuk kërkojmë që në këtë listë votuesish të jepni asnje të dhënë konfidenciale që mund të binte ndesh me mbrotjen e të dhenave personale;

Listën elektronike me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numrin e aplikimit te 1 013 359 aplikantëve për leternjoftimi, pikërisht atë shifer që deklaroi Ministri në konferencën për shtyp të datës 29 maj 2009.

Listën elektronike me emer, atesi, memesi, mbiemer, datelindje dhe numer te aplikimit te te gjithë aplikantëve që kanë marrë në dorë leternjoftimin, të përditësuar me të dhënat e datës 28 maj 2009

Më lejoni me këtë rast t'ju bëj me dije qëndrimin e PSSH-së:

Mbetet e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme që mundësojne cdo zgjedhës prezent në listën e votuesve të realizojë të drejtën e tij kushtetues të votës.

Mbetet e vendosur të mos lejojë dhe pranojë ndryshimin apo transformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes lojës me leternjoftimet.

Vazhdon të mbetet e angazhuar të respektojë zhvillimin e zgjedhjeve në 28 qershor 2009.

Gjithashtu, siç është bërë e ditur edhe në konferencën për shtyp të datës 28 maj 2009 të PSSH, më lejoni të ripërsëris arsyetimin për nejovën e disponimit të këtyre informacioneve.

PSSH duke ndjekur me shumë vëmendje e shqetësim procesin e paisjes së votuesve me leternjoftimi ndjen nevojën e një analize të thelluar dhe vlerësimi integral të paisjes së votuesve me letërnjoftimi, bazuar edhe në informacionet zyrtare që ju janë kërkuar. Kjo analizë dhe ky vlerësim do të jenë në themel të përcaktimit të qëndrimit te saj përfundimtar.

PSSH duke mos dashur të vendosë asnje kusht ju bën me dije se data e sotme, 31 maj 2009, është afati i fundit kur pritet një përgjigje nga Ministria e Brendshme për kërkesat e saj.

PSSH po ashtu pa dashur të bëjë asnjë presion ju bën paraprakisht me dije se mungesa e një përgjigje apo një përgjigje negative do të vlerësohen tregues shtesë me ndikim negativ në analizën dhe vlerësimin e procesit.

Me respekt

Kastriot ISLAMI

Sekretar për Çështjet Zgjedhore

KOMENTE