Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëshen, qëllohet me pistoletë 30-vjeçari, policia në kërkim të autorit
English

Rrëshen, qëllohet me pistoletë 30-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Rrëshen, 31 maj NOA - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Rrëshenit.

Agustin Lika 30-vjeç u plagos në afërsi të sheshit "Abat Doçi" të qytetit të Rrësheni dhe u dërgua menjëherë në spital ku pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së informacionet për ngjarjen oficerët e policisë kriminale të Lezhës mbërritën në qytetin e Rrëshenit ku dhe nisën hetimet për të zbuluar autorin e ngjarjes.

Burime nga policia thanë se janë marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje për të ndihmuar policinë të zbardhë identitetin e autorit të plagosjes.

Ndërkohë që të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe i plagosuri i cili nuk ka pranuar të kryejë denoncim.

Por pavarësisht mungesës së të dhënave nga personat e pyetur, policia po vazhdon më tej hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

k.k/NOA

KOMENTE