Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 Qershori, aktivitete në ditën e Fëmijëve. Ankesa te Topi: Na përdorin për fushatë elektorale
English

1 Qershori, aktivitete në ditën e Fëmijëve. Ankesa te Topi: Na përdorin për fushatë elektorale

Tiranë, 1 qershor, NOA - 1 Qershori, Dita Ndërkombëtarë e Fëmijëve, ka nisur sot përmes aktiviteteve të shumta në kryeqytetin shqiptar, organizuar me rastin e saj.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, fëmijët do të jenë të preferuarit jo vetëm në familjet e tyre, por edhe për vetë kreun e shtetit, i cili ka rezervuar për ta, në mjediset e Pallatit të Brigadave një takim të veçantë.

Kështu, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka pritur në takim përfaqësues të Parlamentit Rinor si dhe nxënës të shkollës private "Motrat Qiriazi".

Bëhet e ditur se gjatë tij, të ftuarit i kanë shprehur kreut të shtetit shqetësimin e fëmijët po përdoren nga politika për fushatë elektoralel.

Ndërsa, Topi ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë se partitë politike duhet të vihen në dijeni, në mënyrë që kjo dukuri të parandalohet.

Nga ana e saj, me rastin e festës së tyre, edhe Bashkia e Tiranës ka nisur në orët e para të ditës së sotme zhvillimin e një sërë aktivitetesh kushtuar fëmijëve të kryeqytetit. Në orën 10:00, Bashkia ka hapur projektin "Qyteti i Ngjyrave" dhe më pas, ka krijuar

të ashtuquajturën "Telajo e ëndrrave", e cila presupozon një telajo të madhe, mbi të cilën fëmijët mund të pikturojnë dhe të shprehin lirshëm fantazinë e tyre duke përdorur të gjitha ngjyrat e vëna në dispozicion.

Ndërsa te lulishtja pas Skënderbeut, pranë Bashkisë së Tiranës, ky institucion ka parashikuar realizimin e animacioneve dhe performancave me fëmijët e ëerdheve dhe kopshteve të qytetit të Tiranës.

Në fund, në kuadër të gjithë këtyre aktiviteteve, është përfshirë edhe koncerti, i cili u zhvillua te sheshi para Muzeut Kombëtar me këngë dhe valle të kopshteve të ndryshme.

Aktivitete janë zhvilluar edhe tek sheshi para galerisë së Arteve, nën cilësimin

"Shtëpitë e Ëndrrave".

n.e/NOA

KOMENTE