English

Meta: Debatin PS-Ministri e Brendshme, e shoh si sajim reciprok sebepesh

Tiranë, 1 qershor NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, deklaroi sot se e shihte debatin aktual mes Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Brendshme si një sajim sebepesh mes tyre.

Meta, duke folur për korrespondencën e Ministrisë së Brendshme dhe Partisë Socialiste për kartat, pohoi se palët kanë patur katër vjet për t'i zgjidhur këto probleme.

Kurse shtoi se "prej katër vitesh kemi kërkuar të bëhet Kodi zgjedhor me standarde evropiane dhe të zgjidhet edhe problemi i kartave".

Këtu Meta sugjeroi se duhet gjetur çdo zgjidhje këto ditë që në 28 Qershor qytetarët të shkojnë dhe të marrin pjesë në votime.

Kurse vlerësoi se"nuk duhet të synojë asnjëra palë të sajojë sebepe, për të prishur zgjedhjet dhe as Sali Berisha nuk duhet ta zgjasë dorën drejt qendrave të votimit në 28 Qershor".

Në këtë pikë, Meta evidentoi se "kryeministri është nën një vëzhgim shumë të fortë ndërkombëtar" dhe paralajmëroi se "në rast se zgjat dorën, do t'i ngelen zgjedhjet në dorë, çka do të ishte shumë e rëndë për të, por edhe për vendin tonë".

e.l/NOA

Lexoni më shumë mbi debatin PS-Ministri e Brendshme duke klikuar më poshtë:

PS dërgon një tjetër letër për Nishanin, me "detajet e sakta të 3 kërkesave"

Ministria e Brendshme i kthen përgjigje letrës së PS: Kemi në dispozicion kapacitetet maksimale

PS: Përfundimisht, Qeveria tërësisht përgjegjëse për dështimin e zgjedhjeve

Ministria e Brendshme i përgjigjet PS: Mos dekurajo qytetarët që të mos marrin kartat

Kryeministri akuzon kreun e PS se ka një plan për të prishur zgjedhjet

PS i nis sërish letër ministrisë së Brendshme dhe OSBE/ODIHR-it me kritika e ankesa mbi kartat

Kartat, reagon publikisht Nishani: Për dy javë sigurohet pajisja e 400 000 shtetasve pa pasaportë

KOMENTE