Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një vajzë nga Tropoja gjendet me damarë të prerë në Durrës
English

Një vajzë nga Tropoja gjendet me damarë të prerë në Durrës

Durrës, 1 qershor, NOA - Një vajzë nga Tropoja, gjendet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, pak orë pasi u zbulua me damarë të prerë dhe e përgjakur në banesën e saj në Arapaj të rrethit bregdetar.

Burime zyrtare të policisë së Durrësit, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se 16-vjeçarja S.P., lindur në Bajram Curri Tropojë dhe banuese në Arapaj - Durrës, nxënëse në shkollën e këtij fshati, u gjet në gjendje të fikëti dhe u dërgua nga familjarët në spital.

"Nga deklarimet e familjarëve rezultoi se e mitura S. P rreth orës 10. 00 ka qenë në shtëpi duke bërë punët e shtëpisë ku e ka gjetur nëna e saj duke larë dorën të cilën e kishte me gjak dhe më pas i ka rënë të fikët", - detajoi policia.

Familjarët thanë se e kanë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit, ku u konstatua se ishte dëmtuar në dorën e majtë tek damarët afër kyçit.

Mbas mjekimeve të marra në spital, 17-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia tha se u krye vendimi i Ekspertimit mjeko-ligjor, kurse po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zyrtarisht, policia konfirmoi se po heton për veprën penale të "Shkaktimit të vetëvrasjes e mbetur në tentativë", por refuzoi të japë hollësi të tjera.

v.m/NOA

KOMENTE