English

PD çel fushatën elektorale në Tiranë, Berisha: Do ta bëjmë kryeqytet model

Tiranë, 1 Qershor, NOA Update - Partia Demokratike ka çelur mbrëmjen e sotme në sheshin "Skënderbej", fushatën elektorale për Tiranën.

Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në mitingun ku morën pjesë disa mijëra njerëz, i ftoi ata dhe të gjithë shqiptarët të votojnë për PD që drejton, duke vlerësuar se kjo votë është e rëndësishme për të mirën e vendit.

Berisha nuk e përmendi asnjëherë kreun e PS dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në mitingun e sotëm të kryeqytetit.

Kurse evidentoi se Tirana, sot është kryeqyteti i Shqipërisë aplikante për anëtare e plotë në Bashkimin Evropian dhe se "Tirana, sot është kryeqyteti i vendit me rritjen ekonomike më të lartë në Evropë.

Sakaq, Berisha premtoi se Tirana, sot të jetë kryeqyteti i vendit me rezultatet ndër më të shkëlqyera për klimën e biznesit.

Më tej kreu i PD lëshoi dhe një varg premtimesh për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Tiranës.

Ai tha se katër vitet që vijnë janë vitet e projektit tonë të madh, projekt, me të cilin qytetarët shqiptarë, qytetarët e Tiranës, njëlloj si ata të vendeve evropiane, do të kenë rrugët, autostradat, transportin e standardeve më të mira.

"Tirana evropiane dhe Shqipëria evropiane do të jetë Tirana e qytetarit dhe Shqipëria e qytetarit, me 24 orë ujë në mbarë vendin, me shkollat më të mira, me shërbimin shëndetësor dinjitoz për një qytetar evropian", - u shpreh Berisha.

Po ashtu ai premtoi se në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, "në katër vitet që vijnë do të krijojmë së bashku 160 mijë vende pune të reja".

Kryeministri premtoi edhe se Tirana do të jetë në katër vite kryeqyteti me unazën më moderne dhe më të re në Evropë, i unazës së madhe dhe korridoreve të saj.

e.l/NOA

Më poshtë, mund të lexoni tekstin e plotë të këngës "Shqipëria po Ndryshon", kënduar nga Elita 5, Genta Ismajli, Leonora Poloska, Elvana Gjata, Soni Malaj, Ciljeta, Stine dhe Bojken Lako Shqipëria po ndryshon 1. Eshte nje thirrje qe na zgjon Eshte nje dore qe na drejton Eshte nje ritem qe na kerkon: Shqiperia Po ndryshon ! Rruga jone s'ka kthim preke boten i lire me ne te gjithe fitojn jehona le te vazhdoj 1-2-3- ooooeeeooo 2. Nje motiv qe frymezon Femije e te rritur afron Dashuri nga shpirti qe buron Per nje Shqiperi qe po ndryshon Ref . Te gjithe bashke Eshte nje rruge qe na bashkon Eshte nje enderr qe na fton Eshte e ardhmja qe premton Eshte nje komb qe sot beson Shqiperia po Ndryshon!

KOMENTE