Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, kompania e njohur e automobilave General Motors shpall sot falimentimin
English

SHBA, kompania e njohur e automobilave "General Motors" shpall sot falimentimin

Uashington, 1 qershor, NOA - Kompania amerikane e njohur e automobilave, General Motors, pritet të shpallë sot falimentimin, përpara hapjes së bursës së Nju Jorkut.

Një lajm i tillë është bërë i ditur paraprakisht nga burime pranë kësaj kompanie, të cilët iu referohen investitorëve të kësaj kompanie se ata do të mbështesin një plan që jep atyre pjesë në kompaninë e ristrukturuar, nëse gjiganti i automobilëve shpall falimentimin. Ndërkaq, bëhet e ditur se "General Motors" dhe presidenti Barak Obama do të mbajnë sot konferenca shtypi të veçanta për të folur mbi të ardhmen e kompanisë dhe përpjekjet e qeverisë për ta mbajtur atë më këmbë.

Sipas zyrtarëve, kompanisë së ristrukturuar do t'i duhet të shesë 10 milion makina në vit për të dalë pa humbje, nga 16 milion që i duhej të shiste më parë.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë se shpresojnë që kompania të mund të riorganizohet brenda 60 deri 90 ditësh. n.e/NOA

KOMENTE