Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje: Të zbatosh decentralizimin, do të thotë të punosh për interesat e Serbisë
English

Vetëvendosje: Të zbatosh decentralizimin, do të thotë të punosh për interesat e Serbisë

Prishtinë, 1 qershor, NOA - Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje!, u mbajt sot një konferencë për shtyp ku u paraqitën rezultatet e peticionit kundër decentralizimit të organizuar në komunën e Artanës.

Para mediave u paraqitën Hysen Durmishi, Avdulla Gashi dhe Fidan Vllasaliu. Në vijim janë dhënë fjalët me të cilët ata iu drejtuan gazetarëve.

Ata vlerësuan se përkundër pohimit të qeverisë së Kosovës se decentralizimi është çmim për pavarësinë, "përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën, ta zbatosh decentralizimin do të thotë të punosh për interesa të Serbisë dhe jo për Kosovën".

Hysen Durmishi veçoi se institucionet e Kosovës në vend që të angazhohen që të ushtrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, ata po e bëjnë të kundërtën e saj.

"Po tentojnë që ta realizojnë decentralizimin që e ndan dhe e copëton Kosovën përbrenda", tha Durmishi, duke konstatuar se "në mungesë të sovranitetit kemi pushtet ndërkombëtar me fuqi ekzekutive ndërsa në mungesë të integritetit territorial do të kemi decentralizim në baza etnike".

Nëse decentralizimi realizohet në Anamoravë, atëherë Prishtina dhe Ferizaj do të mbushen me refugjatë shqiptarë nga komunat e Artanës, Dardanës, Gjilanit e Vitisë, tha Durmishi.

Ai këtu lajmëroi se qytetarët e komunës së Artanës të cilët së bashku edhe me aktivistë të Vetëvendosje!-s kanë mbledhur nënshkrime për ta kundërshtuar decentralizimin.

"Në komunën e Artanës janë mbledhur gjithsej 882 nënshkrime ose 76.56% të qytetarëve me të drejt vote", - njoftoi Durmishi.

Ai shtoi se peticionin e kanë nënshkruar pothuajse të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në komunën e Artanës por këtë përqindje e zvogëlon numri i qytetarëve që ndodhen jashtë vendit si dhe ata që e kanë ndërruar vendbanimin në ndërkohë.

Peticionin e kanë nënshkruar edhe 8 organizata të shoqërisë civile të komunës së Artanës. Ato janë: ‘Youth Voice - Zëri i rinisë', ‘OVL-UÇK' Artanë, ‘Rrjeti Rinor i Novobërdës', Shoqata për Agrikulturë ‘Qyteti i vjetër', Shoqata e grave ‘Iliria', Shoqata e gjuetarëve ‘Kalaja', ‘Kryqi i Kuq' Artanë dhe ‘Agro Eko'.

Peticioni i nënshkruar nga qytetarët e Artanës si dhe peticioni i nënshkruar nga përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të Artanës do t'u dërgohet institucioneve qendrore të Kosovës, kuvendit komunal të Artanës.

Durmishi lajmëroi se peticioni po ashtu do t'iu dërgohet edhe institucioneve ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian etj.

Në konferencën për media u sqarua se "përfundimisht banorët e Artanës, ish-Novobërdës nuk do të pranojnë asnjëherë decentralizimin e Artanës i cili i bën shqiptarët pakicë duke e favorizuar pa të drejtë komunitetin serbë".

a.b/NOA

Më poshtë vijon tabela me të dhënat:

Shtëpi

400

Lagje

5

Banorë

2400

Me të drejtë vote

1152

Nënshkrime

882

Në përqindje

76.56%

KOMENTE