Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vija e re e kuqe për Iranin
English

Vija e re e kuqe për Iranin

Nga "Washington Post" Sfida nukleare iraniane është transformuar gjatë kohës së presidentit amerikan, Xhorxh Bush. Është fakt i përbindshëm se Irani e ka kaluar atë vijë që është e dhembshme për t'u pranuar, por e pamundur për t'u injoruar: Ky vend ende nuk e ka humbur virgjërinë nukleare.

Në tetë vjetët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë insistuar që Iranit të mos i lejohet kurrë zhvillimi i aftësive për të pasuruar uraniumin, meqë kjo substancë mund të shfrytëzohet për të ndërtuar bombën nukleare.

Tri rezoluta unanime të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar nga Irani t'i suspendojë të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me pasurimin e uraniumit.

Presidenti Bush pati zgjedhur objektivin e duhur operacional kur pati deklaruar se iranianët nuk mund të lejohen të kenë kapacitetin për ta pasuruar uraniumin. Por, për fat të keq, kjo strategji ka dështuar.

Në këtë periudhë, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe ta pranojmë të vërtetën se Irani me vendosmëri ka mjeshtëruar aftësitë për të prodhuar dhe operuar centrifuga për pasurimin e uraniumit.

Faktet e reja mbi zhvillimet e fundit kërkojnë një rivlerësim fundamental jo vetëm mbi mënyrën se si të trajtohet Irani, por edhe mbi atë që realisht mund të pritet në të ardhmen.

Nuk ka të ardhme realiste në të cilën Irani nuk do të ketë aftësi për të bërë pasurime nukleare. Mbi të gjitha, nuk dihet saktësisht as lokacioni apo statusi i hapësirave akoma sekrete dhe të pazbuluara.

Përfundimisht, menyja e opsioneve të mundshme për politikën amerikane është zvogëluar dukshëm.

Çdo opsion në këtë periudhë kërkon të jetosh me Iranin që mund të bëjë pasurimin e uraniumit; mohimi i vazhdueshëm i këtij fakti është vetëm ëndërr.

Çështja qendrore tani mbetet përcaktimi i kombinimeve dhe aranzhimeve, brenda dhe jashtë Iranit, të cilat kanë më së shumti gjasë për ta bindur atë që të mos prodhojë bombën nukleare.

Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, nuk mund ta rivendosë pafajësinë nukleare të Iranit. Për të sfidë do të jetë parandalimi i lindjes së një shteti me armatim nuklear.

KOMENTE