English

Akuzat e Berishës për taksat vendore, Shalsi: Do heqim taksën qeveritare

Tiranë, 2 qershor NOA - Bashkia e Tiranës reagoi sonte pak orë pas vizitës që kryeministri Sali Berisha zhvilloi te tregu çam në Tiranë, ku akuzoi se taksat vendore janë shumë të larta, duke iu referuar ankesave të tregtarëve.

"Sali Berishës tashmë s'i mjafton të gënjejë solo, i duhet të gënjejë në duet, duke manipuluar biznesmenë të vegjël, të cilët sot vuajnë një rritje befasuese që u vjen nga futja e taksës së sheshtë për biznesin e vogël", deklaroi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi.

Ai shtoi se me taksat e Bashkisë, bizneset e vegjël pastrojnë e gjelbërojnë Tiranën bashkë me të tjerët, kurse "me taksën e re të qeverisë ata paguajnë spotet televizive dhe gënjeshtrat e Sali Berishës".

Në këtë pikë, Shalsi paralajmëroi se nëse PS do të fitojë zgjedhjet, "ne do ta heqim taksën e sheshtë mbi biznesin".

Lexoni deklaratën e Berishës: Berisha, vizitë surprizë te "Tregu çam": Edi Ramës do ia vëmë kufirin te thana

KOMENTE