English

Basha pret Ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë

Tiranë, 2 qershor NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, priti sot në një takim, Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam, me rastin e marrjes së detyrës.

Ministri Basha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, si dhe falënderoi ambasadoren Mekiluan për mbështetjen e çmuar që Britania i ka dhënë Shqipërisë në proceset e anëtarësimit në NATO dhe atë të integrimit evropian.

Me tej, ai bëri një ekspoze të reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në fusha të tilla si ato ekonomike, në fushën e drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj, si dhe çmoi bashkëpunimin me Britaninë e Madhe si shumë të rëndësishëm.

Basha e njohu diplomaten e lartë britanike me masat që janë marrë për organizimin e procesit zgjedhor dhe siguroi angazhimin e qeverisë shqiptare për realizimin e një procesi zgjedhor model.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, do të jenë një tregues mjaft i rëndësishëm për integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe se është shumë e rëndësishme që ato të zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme e sipas standardeve perëndimore.

Ambasadorja Mekiluam shprehu bindjen se bashkëpunimi midis dy vendeve tona do të njohë zhvillime të reja në të ardhmen.

Ajo vuri në dukje vlerësimin e lartë që ka qeveria britanike ndaj rolit konstruktiv që Shqipëria ka luajtur dhe luan në rajonin e Ballkanit.

e.l/NOA

KOMENTE