Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Biznesi i vogël asnjë qindarkë më shumë se 10 për qind e taksës së përgjithshme
English

Berisha: Biznesi i vogël asnjë qindarkë më shumë se 10 për qind e taksës së përgjithshme

Tiranë, 2 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha u takua, sot në mesditë, me përfaqësues të biznesit të vogël, gjatë një vizite në tregun çam në kryeqytet.

Berisha u ndal dhe bashkëbisedoi me tregtarët e këtij tregu, ku u njoh nga afër me problematikat e aktivitetit të tyre ekonomik.

Përfaqësues të biznesit të vogël në këtë treg i shprehën shqetësimin kryeministrit për rritjen e taksave vjetore nga bashkia e kryeqytetit, duke theksuar se këto taksa po rëndojnë dhe po bëjnë shumë të vështirë biznesin e tyre.

Ata theksuan se në një takim të zhvilluar me kryetarin e bashkisë së Tiranës, i kishin kërkuar atij mbajtjen e premtimit për ndërtimin e këtij tregu me të gjithë elementët e nevojshëm, por prej tij kishin marrë përgjigje negative dhe arrogante.

"I kërkova kryetarit të minibashkisë suaj, zotit Bogdani, të bëni bashkërisht projektin dhe ne do ta financojmë ndërtimin e këtij tregu, të cilin ju e meritoni plotësisht", theksoi kryeministri.

"4 vite më parë premtuam përgjysmimin e taksës kombëtare për këtë biznes dhe e realizuam atë, si një vendim shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm" shtoi më tej Berisha.

Kryeministri u ndal në çështjen e ngritjes së taksave nga bashkia e Tiranës duke theksuar se, në dhunim të të gjitha ligjeve, kjo bashki shumëfishoi taksat për biznesin e vogël nga 2 deri në 4 herë.

"Por, qeveria nuk e lejoi këtë gjë dhe vendosi me ligj që nuk mund të paguhet nga biznesi i vogël asnjë qindarkë më shumë se 10 për qind e taksës së përgjithshme. Për çdo moskorrektësi me këtë ligj, kryetari i bashkisë dhe cilido taksambledhës që do e shkelë këtë vendim, do të përgjigjet para ligjit", u shpreh kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE