Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çekia pro integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
English

Çekia pro integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian

Prishtinë, 2 qershor, NOA - Gjatë një takimi që presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, zhvilloi me ambasadoren e Republikës së Çekisë në Prishtinë, Janina Hrebickova, u theksua fakti se Çekia u ka dhënë një mbështetje, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, institucioneve kosovare në tërësi gjatë muajve të mandatit udhëheqës në krye të strukturave evropiane.

Sejdiu nga ana e tij, theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve demokratike për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e tjera euroatlantike dhe pret që edhe në të ardhmen të ketë mbështetjen e plotë të Çekisë. Ndërsa, ambasadorja Hrebickova tha se Republika e Çekisë është mbështetëse e fuqishme e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. "Gjatë mandatit të saj udhëheqës në BE, në bashkëpunim me partnerët e saj, Çekia është angazhuar për intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës", theksoi Hrebickova, duke shprehur bindjen se BE-ja do të vazhdojë edhe më tej këtë kurs. n.e/NOA

KOMENTE