Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 2 Qershor
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 2 Qershor

Tiranë, 2 Qershor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 2 Qershor 2009. Ky është një shërbim që ofrohet momentalisht falas dhe më tej, me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme hapjen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Tiranë dje në sheshin "Skënderbej". Ato flasin edhe mbi lajme të tjera që kanë të bëjnë mbi zgjedhjet si përjashtimin e PPSH-së nga listat, debatet për kartat e identitetit apo reagimet e Metës për PD-PS.

E përditshmja "Shekulli" ka si argument kryesor të ditës "Vendimi, të rriten pagat e policëve", i cili tregon sesi Ministria e Brendshme gaboi me listën e pagave të tyre prej 10 % dhe tregon sesi ky gabim i administratës po i mban peng ato.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është "KQZ në zgjedhje me 10 mijë firma false", i cili tregon se si u çregjistrua Partia e Punës pas kërkesës së Partisë Socialiste, pas mangësive në dokumentacion që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi në listat e kësaj partie.

"Berisha, fushatë në Tiranë: Fitore si në '92-in" është një artikull tjetër i kësaj gazete i cili pasqyron mitingun e djeshëm të Partisë Demokratike me rastin e hapjes së fushatës elektorale në Tiranë.

Në rubrikën "Dossier" të kësaj të përditshmeje do të lexoni "Takimi i ministrit rus me Enver Hoxhën", ku flitet për bisedat mes tyre për marrdhëniet me jugosllavët, "Molotov të zbulohen shkaqet e vetëvrasjes së Nako Spiros".

Gazeta "Panorama" publikon si artikull kryesor të saj sot atë me titull "Rrjedhja e votave, PS përjashton PPSH", i cili flet për 10 firmat votat e falsifikuara që iu gjetën PPSH-së nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas një kontrolli të kryer në bazë të ankesës së Partisë Socialiste.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin "Dritërori: Durrës-Kukës të mos përdoret për fushatë, por pas 20 vitesh nuk do të pyetet sesa kushtoi", i cili jep vlerësimin e shkrimtarit dhe politikanit të njohur për çështjen "Durrës-Kukës".

Ndërsa në artikullin "PD hap fushatën, Berisha e kthen sloganin në këngë", jepen detaje për mitingun e djeshëm të PD-së në Tiranë.

"Kartat, PS kallëzim penal ministrisë së Brendshme", është një artikull tjetër që zë vend në faqen e parë të kësaj të përditshmeje.

"Gazeta "Shqiptare" hapet me titullin kryesor "Zgjedhjet, KQZ nuk regjistron komunistët", i cili jep detaje mbi ngjarjen e falsifikimit të firmave të Partisë së Punës së Shqipërisë, zbuluar nga KQZ pas ankimit të Partisë Socialiste.

"Barnat e rimbursueshme, shtohen medikamentet, lista e plotë", është një artikull që mund ta lexoni në këtë gazetë në rubrikën "sociale" të saj.

Ndërsa në rubrikën "ekonomi", do të gjeni artikullin "Bankat do të rrisin interesat e kredive, BSH nuk ndërhyn"

Rubrika "intervista" e kësaj gazete paraqet sot personazhin Gerti Bogdani përmes artikullit "Fejesa, dita më e bukur e jetës sime, Edlira më këshillon gjithmonë".

Ndërsa në kulturë gjen vend artikulli "Suzana Turku padi Arteve, u refuzua të japë mësim".

E përditshmja "Koha Jonë" hapet me titullin kryesor "Meta: PD-PS të mos shtyjnë zgjedhjet", i cili flet mbi deklaratën e kryetarit të LSI-së mbi mohimin kategorik të opsionit të shtyrjes se zgjedhjeve te 28 qershorit, për shkak të parregullsive me kartat.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin "Berisha, fitore më e madhe se në vitin 1992", ku tregohet sesi nën tingujt e këngës "Ëe can ëin the race", pikat e shiut, si dhe të këngës "Shqipëria po ndryshon", kënduar nga "Elita 5", Partia Demokratike ka hapur dje zyrtarisht fushatën me një miting në sheshin "Skënderbej".

"PS përjashton PPSH nga zgjedhjet", është një artikull tjetër i kësaj gazete, ku tregohet sesi u përjashtua Partia e Punës së Shqipërisë së Re në prag të zgjedhjeve parlamentare.

"Shqiptarët që frikësojnë Britaninë", është një artikull tjetër i kësaj gazete i cili tregon sesi policia britanike (Scotland Yard) publikoi dje listën dhe posterin me 16 fytyrat më të kërkuara në Evropë për krime të rënda, mes tyre 8 shqiptarë.

Gazeta "Korrieri", hapet me titullin "KQZ rrëzon Gjykatën e zgjedhjeve, votat do të numërohen në lokale private", i cili jep detaje të reja mbi procesin e numërimit të votave, sipas vendimit më të fundit të marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Shiu prish fushatën e hapjes së mitingut të Berishës", është një artikull tjetër i kësaj gazete, i cili jep detaje mbi mitingun e djeshëm të Partisë Demokratike në sheshin "Skënderbej".

Në rubrikën "ekonomi" të kësaj gazete do të lexoni artikullin me titull "Bankat në humbje, sistemi në krizë", i cili paraqet raportin gjatë muajve shkurt-prill për të ardhurat e bankave në vendin tonë.

"Korrieri", ashtu si dhe të përditshme të tjera, boton edhe një raportim nga agjencia e lajmeve NOA, mbi një krim brenda familjes në Greqi me protagonistë 2 shqiptarë, "Burri ther gruan në Greqi".

"Wanted, 8 shqiptarë në listën e të kërkuarve në Britaninë e Madhe", është një artikull tjetër i numrit të sotëm të kësaj gazete.

Gazeta "Shqip" hapet me titullin kryesor "PD hap fushatën me miting 30-minutësh", i pasqyron mitingun e djeshëm të Partisë Demokratike në sheshin "Skënderbej".

"Të huajt do të marrin vizë për në Shqipëri", është një artikull tjetër i kësaj gazete, i cili flet mbi masat shtrënguese të qeverisë shqiptare për të huajt që duan të vizitojnë vendin tonë.

"Jimmy Hendrix e vranë, nuk vdiq nga overdoza" është një artikull tjetër i suplementit "Ndryshe" që do ta gjeni në brendësi të faqeve të kësaj gazete.

Gazeta "Standard" hapet me titullin "Tiranë, PD hap fushatën, mijëra në shesh", ku paraqitet e plotë, e shoqëruar edhe me tekstin e këngës përkatëse, fushata elektorale e Partisë Demokratike.

Një artikull tjetër është edhe ai me titullin "Ja 7 shqiptarët më të fshehur në botë që i kërkon policia".

Në rubrikën "kronika" të kësaj gazete mbërrin artikulli "Djemtë e Mehmet shehut kërkojnë dëmshpërblim për përndjekjen e familjes".

Ndërsa çështjet zgjedhore paraqiten në faqen e parë me titujt "KQZ lejon kandidatët në procesin e numërimit të votave" si edhe "Meta kritika ndaj PS-së për kartat".

n.e/NOA

KOMENTE