English

Lokalizohet zona ku ka rënë avioni i linjës "Air France" me 216 pasagjerë në bord

Tiranë, 2 qershor NOA - Lokalizohet zona ku mendohet se ka rënë avioni linjës "Air France" me 216 pasagjerë në bord mes tyre 7 fëmijë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të kompanisë franceze, Pierre Henry Ceuregeon avioni mund të ketë rënë në zonën mes Rio de Zhaneiros dhe Parisit.

Ndërkohë, që sipas medieve lokale aviacioni brazilian ka zbuloi pjesë të vogla të një avioni në Oqeanin Atlantik, 650 kilometra në verilindje të ishullit Fernando de Noronia, por nuk është konfirmuar nëse pjesë i përkasin avionit të zhdukur Airbus A330.

Operacionet e kërkimit, në oqeanin Atlantik, vazhduan për gjatë gjithë natën dhe do të vazhdojnë edhe sot.

Avioni i tipit Airbus A-330, që udhëtonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit u zhduk dje dhe ende po vazhdojnë kërkimet për të rënë në gjurmët e tij.

Për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti ajror është vënë në dispozicion edhe Amerika e cila veçse ka dërguar një avion ushtarak dhe një patrullë shpëtimi, ka reaguar me deklaratën e presidentit Barack Obama i cili ka ofruar çdo lloj mbështetje. k.k/NOA

KOMENTE