Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një sallë ekspozitash në Fakultetin e Gjeologjisë, me kontributin e kompanisë gjermano-greke AMC
English

Një sallë ekspozitash në Fakultetin e Gjeologjisë, me kontributin e kompanisë gjermano-greke AMC

Tiranë, 2 qershor NOA - U përurua sot në Fakultetin e Gjeologji-Minierave salla e ekspozitave. Kjo sallë është rindërtuar tërësisht dhe i ofron studentëve mundësinë të ekspozojnë punimet e tyre.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm dekani i Fakultetit të Gjeologji-Minierave, Përparim Hoxha, drejtori i përgjithshëm i kompanisë gjermano-greke AMC, Stefanos Oktapodas, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, përfaqësues të stafit akademik si edhe studentë.

Gjatë kësaj ceremonie z. Përparim Hoxha falënderoi AMC për kontributin dhe mbështetjen që ka dhënë në hapjen e kësaj galerie si edhe ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Fakultetit të Gjeologji-Minierave.

Kurse z. Oktapodas gjatë ceremonisë së përurimit vlerësoi për punën e mirë dhe shtoi: "Ne si kompani gjermano-greke e vlerësojmë si shumë të rëndësishme mbështetjen e artit dhe arsimit. Me anë të kësaj salle ne duam që studentët të kenë mundësi të ekspozojnë punën dhe arritjet e tyre".

Përurimin e sallës së ekspozitave e përshëndeti edhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, z. Jorgaq Kaçani, i cili falënderoi AMC për kontributin e vazhdueshëm që jep për përmirësimin e cilësisë në universitetet shqiptare.

Pas ceremonisë së përurimit të pranishmit shprehen intereset e veçantë për ekspozitën "Krist-art" me punimet e studentëve të Fakultetit të Gjeologji-Minierave të ekspozuara në galeri.

"Krist-art" paraqet aplikacione në artin e mineralogjisë. Punimet e ekspozuara kanë në qendër mineralet, më saktësisht karakteristikat specifike të modeleve, p.sh. formën kristalore, ngjyrën dhe strukturën. Studentët janë frymëzuar nga format e mineraleve dhe i kanë shndërruar në vepra të artit figurativ.

Salla e re e ekspozitave është e hapur për bashkëpunime edhe me fakultete të tjera. Kjo galeri do të jetë e përdorshme edhe për të ekspozuar punimet e studentëve nga fakultete të tjera.

a.k/NOA

KOMENTE