Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një vështrim nga Shqipëria
English

Një vështrim nga Shqipëria

Nga Michel Godet

Profesor në Konservatorin Kombëtar të Arteve dhe mjeshtërive (CNAM)

dhe Francis Mer

Ish-ministër i Ekonomisë dhe i Financave

Evropa nuk dot të gjejë në Shqipëri vetëm interesa ekonomike dhe hapësira të mbrojtura por edhe modelin e një bashkëjetese dhe tolerance fetare për të cilën ajo ka shumë nevojë.

Pak njerëz janë në gjendje të tregojnë në një hartë se ku ndodhet Shqipëria: diku ne Ballkan, në veri të Greqisë, por edhe në jug dhe në perëndim te copëzave të ish Jugosllavisë, domethënë të Malit të Zi, të Kosovës dhe të Maqedonisë. Këto dy të fundit kanë qenë të populluara nga shqiptarë, qe ndarjet e historisë i kanë shkëputur nga njeri-tjetri.

Populli shqiptar ka vuajtur shumë gjatë historisë së tij. Pavarësia e tij është shpallur më pak se një shekull më parë. Të gjithë pushtuesit kanë kaluar në "vendin e shqiponjave". Për pesë shekuj me radhë ky vend përjetoi pushtimin otoman. I ndodhur ne kufirin e ndikimeve perëndimore, lindore dhe sllave, ky vend përbëhet sot nga 70 për qind myslimanë dhe 30 % të krishterë (10 % katolikë, në veri dhe 20 % ortodoksë, në jug.)

Kudo, xhamitë, krejtësisht të reja, të financuara nga vendet e Gjirit, u bëjnë karshillëk, pa asnjë problem, kryqeve të kishave. Edhe në varreza, bashkëjetesa fetare është po aq në paqe.

Duhet thënë se dyzet vjet pas sundimit komunist, feja kryesore aktualisht është ndjenja kombëtare. Mund të thuhet pa problem se atdheu i Nënë Terezës është një shembull i pluralizmit të besimeve fetare. Parimisht, dominon Islami, por aty nuk ka gra te mbuluara me perçe, shkollat natyrisht janë mikse, ku ndjekin studimet nxënës të të gjitha besimeve. Pothuajse të gjithë e hanë mishin e derrit dhe e pinë verën. Në të vërtetë, besimi duket si një liri e rigjetur pas dyzet vjet ndalimi, por praktikat fetare janë pakësuar.

Shqipëria është vendi më i varfër në Evropën Perëndimore, me të ardhura vjetore prej 2 500 euro për banor, domethënë dhjetë herë më pak se në Francë.

Nga vijnë paratë që kanë bërë të mundur ndërtimin në Tiranë dhe në bregdetin aty pranë të pallateve, hoteleve dhe vilave, që brenda pesëmbëdhjetë vjetësh, që nga përmbysja e regjimit totalitar, kanë mbirë si kërpudha? Vendi jeton në sajë të transfertave, të ligjshme dhe të paligjshme, të emigrantëve.

Në fakt, një e katërta e 3,6 milionë shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Mendohet se sot 400 000 shqiptarë jetojnë në Greqi, 200 000 në Itali dhe rreth 50 000 në Gjermani dhe po kaq në Francë, të cilët mbështesin familjet e tyre në vend.

Kur vdiq Enver Hoxha në vitin 1985, të gjithë shqiptarët qanin për atë që i kishte bërë të besonin se ata jetonin në vendin më të lumtur të botës, për atë që i kishte mbytur lirinë e fjalës dhe i kishte mbajtur nën frikën e një pushtimi të njëkohshëm nga ushtritë e NATO-s dhe të Paktit të Varshavës.

Pikërisht me këtë paranoja kolektive Shqiptarët ndërtuan afërsisht 700 000 bunkerë, si kërpudha të vërteta prej betoni, që pushtuan ngado hapësirën. Kur ata e kuptuan se partia i kishte gënjyer për realitetin në botë, ata hodhën poshtë gjithçka që kishte të bënte me kolektivizimin për t'iu përkushtuar pasurimit individual.

E frymëzuar nga ekonomisti peruan Hernando de Soto, qeveria liberale kërkon që çdo qytetar të bëhet pronar toke duke legalizuar përvetësimet e tij individuale, por duke përcaktuar një sipërfaqe tavan për çdo banor.

Rezultati: nuk ka lagje me baraka ne Tiranë, një qytet që numëron gati një milion banorë dhe për më tepër janë të paktë qiramarrësit e ndërtesave të përbashkëta që janë bërë pronarë të apartamenteve të tyre me një shumë simbolike.

Është e vërtetë se shumica e ndërtesave janë ndërtuar me nxitim dhe pa mjete. Fatkeqësisht këto përvetësime tokash nuk mund të përjashtojnë mundësinë e korrupsionit lokal dhe administrativ.

Kryeministri Sali Berisha na ftoi në një drekë në Tiranë me datën 25 prill në prani të Jacques Marseille, president i Shoqatës për Zhvillimin e Historisë ekonomike (Adhe) dhe të Gasmen Toska, një industrialist franko-shqiptar me të cilin ai organizoi këtë takim. Kjo drekë u organizua një ditë pas takimit të tij në Paris me presidentin francez Nicola Sarkozy. Kryeministri Berisha u shpreh shumë i prerë lidhur me këto tri çështje: - Shqipëria është bërë një nga vendet më të sigurta të botës - Numri i personave të burgosur është dyfishuar (5000) - Korrupsioni i funksionarëve të lartë është frenuar me anë të shpërblimeve për denoncimet e rasteve të mashtrimit. Në sajë të kësaj fushate "reformash dhe ndëshkimesh, afro 140 funksionare te lartë janë gjykuar nga organet e drejtësisë gjatë tri viteve te fundit".

Por, ana tjetër e medaljes tregon se shume hapësira publike janë shndërruar ne kosha plehrash kolektivë; mijëra shkarkesa pjesësh makinash të prishura i japin peisazhit në të gjithë vendin një pamje të shëmtuar.

Si mund të zhvillohet turizmi cilësor dhe me vlera nëse plazhet janë të ndotura dhe nëse sjelljet personale të qytetarëve nuk i bashkohen interesit të përgjithshëm dhe qytetarisë?

Me pak fjalë, ne jemi optimistë për këtë vend, Shqipëria është e hapur dhe përbën një shans për ndërmarrjet që duan të përqendrojnë larg sipërmarrjen e tyre dhe me çmim të ulet për elasticitetin e tyre konkurrues.

Shqipëria, fare pranë dhe me krahun e punës dhjetë herë më të ulët se në vendet e tjera është e gatshme për të ndihmuar këto sipërmarrje dhe për t'u bërë Kina e Evropës.

Sali Berisha shpreh besimin për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky ish-profesor i kardiologjisë i njohur për ndershmërinë e tij është edhe humanist. Ai është i ndërgjegjshëm për nevojat, kërkesat dhe shërbimet publike të vendit të tij.

Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin për pabarazinë në fushën e arsimit që është thelluar pas shembjes së regjimit komunist. Ai na bëri të ditur se do të rishikonte pagat e arsimtarëve në sektorin publik në mënyrë që ata të mos drejtoheshin në sektorin privat.

Shqiptarët kanë vuajtur shumë, tani ka ardhur koha për t'i ndihmuar që të rigjejnë shpresën tek e ardhmja.

Evropa nuk dot të gjejë në Shqipëri vetëm interesa ekonomike dhe hapësira të mbrojtura por edhe modelin e një bashkëjetese dhe tolerance fetare për të cilën ajo ka shumë nevojë.

Marrë nga gazeta "Liberation"

KOMENTE