Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD, Mëhilli: Rama dogji 2/3 e fondeve dhënë nga qeveria për Bashkinë e Tiranës për arsimin
English

PD, Mëhilli: Rama dogji 2/3 e fondeve dhënë nga qeveria për Bashkinë e Tiranës për arsimin

Tiranë, 2 qershor NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratës së një dite më parë të zëdhënëses së kreut të PS, Edi Rama, në lidhje më mohimin e dyfishimit të buxhetit të arsimit dhe rrogave të arsimtarëve.

"Ledi Shkreli alias Ledi Ndërtorja zëdhënësja e Edi Ramës, doli shpifi dhe trilloi dhe mohoi arritjet e arsimit mbi 2 fishimin e buxhetit për arsimin, 2 fishimin e rrogave të 44.000 arsimtarëve të Shqipërisë që në datën 1 Qershor e tutje marrin 2 herë më shumë se në 1 Qershorin e 2005, mohoi 2 fishimin e numrit të studentëve si dhe rindërtimin dhe ndërtimin e 1012 shkollave në mbarë vendin, aritje këto historike për arsimin në vendin tonë" deklaroi sot zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli.

"Anëtarja e kryesisë së SHPK-së Socialiste, burri i të cilës së bashku me Alban Eftimin dhe Edi Ramën marrin 70% të leje të ndërtimit në kryeqytet, kur mohon arritjet e arsimit fakton se është e zhveshur nga çdo gjë për shkak të tregut të lejeve të ndërtimit që bën familjarisht.

Është ky treg që e bën Ledi Ndërtoren të hesht si fija e barit kur ortaku i burrit të saj dhe shefi i saj Edi Rama shndërron në pallate familjare kopshtet e fëmijëve, bllokon rrugët e qytetit për Deshët e Edit duke lënë pa asnjë shkollë të re 9-vjeçare territorin që shtrihet nga "Don Bosko" deri te Shkolla e Bashkuar pranë Alliasit si dhe tek Kodra e Priftit dhe djeg 2/3 e fondeve dhënë nga qeveria për Bashkinë e Tiranës për arsimin" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

KOMENTE