Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Për herë të parë në Shqipëri takimi i Komitetit rajonal kundër krimit Ndërkufitar
English

Për herë të parë në Shqipëri takimi i Komitetit rajonal kundër krimit Ndërkufitar

Vlorë, 2 qershor, NOA - Zhvillohet në Vlorë takimi i 30-të i Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit të Qendrës Rajonale të Luftës kundër Krimit Ndërkufitar (SECI).

Vendi ynë ka marë kryesinë e radhës së këtij institucioni dhe në rolin e kryetarit të tij, është drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Endri Pema, ndërsa është pjesëmarrës edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi.

Takimi i 30-të i Komitetit Drejtues të SECI-t që zhvillohet në Shqipëri përkon në të njëjtën kohë edhe me 10-vjetorin e krijimit të SECI-t, Qendrës Rajonale të Luftës kundër Krimit Ndërkufitar.

Disa nga temat kryesore të punimeve të këtij komiteti do të jenë prezantimi dhe aprovimi i raportit të aktiviteteve vjetore për vitin 2009, marrëdhëniet mes Europolit dhe SECI/SELEC; zgjedhja e drejtorit dhe nëndrejtorit të SECI etj.

Qendra SECI, me seli në Bukuresht të Rumanisë është një organizëm rajonal, i cili bashkon autoritetet policore dhe doganore të 13 vendeve anëtare të Evropës Juglindore.

Sipas statistikave të këtij organizmi, koha e shkëmbimit të informacionit përmes qendrës është shkurtuar me 80% krahasuar me rastet e marrëveshjeve dypalëshe.

n.e/NOA

KOMENTE