English

Skënderaj, qyteti i rezistencës shqiptare

Hajdin Islami (*) Aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Vushtrri

Skënderaj që kishte ditur të bënte luftë për liri sot po ecën përpara gjithçka frymon lirshëm, kolonat e nxënësve, njerëzve dhe të diplomatëve të huaj që shkojnë në Prekaz për t'i bërë homazhe veprës së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij tanimë janë bërë të përditshme në këto anë.

Çdo vendbanim në shtetin tonë të ri të Kosovës ka historitë e tij por një ndër qytetet që ndryshe quhet edhe qytet i rezistencës shqiptare padyshim është Skënderaj, kombi shqiptar këtë qytet të vogël por me histori të madhe do ta ketë në kujtesën e tij përgjithmonë pasi nga aty filluan kthesat më të mëdha për popullin shqiptar të Kosovës.

Ky qytet me histori të Madhe ka qenë është dhe do të mbetet vend-frymëzim për shumë breza me ndjenja atdhedashurie.

Skënderaj i shumëvuajtur nga regjimi serb ishte epiqendër e luftimeve të shumta ndërmjet forcave çetnike serbe dhe Luftëtarëve shembullor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në faqet e arta të historisë sonë Rajoni i Skënderajt dhe Drenica në përgjithësi zënë një vend të çmuar pasi aty u vunë themelet e para të UÇK-së si dhe këto anë me të drejtë konsiderohen ndër të parat vendbanime në Kosovë që ju kishin kundërvënë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Afërsia gjeografike e Skënderajt me Prekazin, vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari i bënë këto troje vërtetë historike dhe mbresëlënëse për çdo njeri që ja dinë rëndësinë dhe vlerën Lirisë.

Gjatë gjithë historisë sonë asnjëherë këto zona nuk ju kishin nënshtruar regjimit okupator, kështu ndodhi edhe gjatë viteve të '90-ta ishin pushkët e para të Prekazit dhe Drenicës që e kishin trembur seriozisht Beogradin.

Nga këtu e tutje forcat keqbërëse çetnike serbe që ishin mësuar të masakronin popullin liridashës dhe të pafajshëm shqiptar tani e tutje nuk e kishin më atë rehati që të silleshin poshtë e lartë dhe të ushtronin krime ndaj shqiptarëve.

Bota dhe vendet liridashëse perëndimore të prira nga SHBA-at i kishin kuptuar drejtë dhe arsyeshëm thirrjet e popullit dhe të luftëtarëve shqiptarë të Drenicës dhe Kosovës për ndihmë mbi ngadhënjimin mbi forcat serbe, kështu edhe kishte ngjarë e gjithë kjo ishte kurorëzuar me fitore dhe liri përgjithmonë për popullin tonë.

Më meritorët për Lirinë të cilën e gëzojmë ne sot janë dhjetëra mijëra të rënë dëshmorë për lirinë e vendit tonë të dashur, qindra të zhdukur dhe të burgosur, shumë fëmijë bonjak...

Sot ne shqiptarët kemi qindra arsyeje për të qenë të lumtur dhe krenar sot ëndrra e shumë brezave është bërë realitet sot Kosova dhe Shqipëria janë më afër se kurrë.

KOMENTE