Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Surpriza, Pirro Çaku refuzon të divorcohet me Inva Mulën
English

Surpriza, Pirro Çaku refuzon të divorcohet me Inva Mulën

Tiranë, 2 qershor NOA - Kompozitori dhe këngëtari i njohur Pirro Çako përmes avokates së tij ka bërë të ditur sot se nuk dëshiron të divorcohet me gruan e tij, sopranon me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

Në seancën e sotme, u pa dukshëm se Piurro çako, iu shmang me çdo kusht divorcit nga sopranoja Inva Mula.

Sot në Gjykatën e Tiranës avokatja e Pirro Çakos ka deklaruar se kërkesë-padia nuk ishte e plotë dhe shtoi se për këtë, ajo duhet të plotësohej nga ana e palës paditëse.

Sipas avokates, diapozitivi nuk përfshinte faktin që vetë çifti Mula-Çako kishte vendosur që të jetonin të ndarë.

Pretendimi i hedhur nga ana e avokates është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i Inva Mulës, i cili ka shpjeguar se kërkesë padia sipas tij, është shumë e plotësuar.

Sipas avokatit të Inva Mulës, Pirro Çako kishte pasur kohë që në vitin 2007 që të vendoste në lidhje me ndarjen e tij.

Por në kundërshtim me pretendimet e avokatit, avokatia e Pirro Çakos ka shpjeguar se çifti ishte parë edhe disa herë, ku përmendi se një nga rastet ishte kur kishte përcjellë djalin në aeroport, pasi ai jeton me Mulën në Francë dhe hera e dytë ishte në ditëlindjen e të ëmës, ku të dy kishin ndenjur bashkë.

e.l/NOA

KOMENTE