English

Trajneri i ri i Çelsit, Ançeloti, hedh vështrimin nga "yjet" e Milanit

Tiranë, 3 qershor NOA - Tani që mundet, pasi Çelsi do të ketë në dispozicion një buxhet, që shkon në rreth 200 milionë euro, trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti i dëshiron të gjithë, mes lojtarëve më të mirë, me të cilët ka bashkëpunuar tek Milani.

Mes emrave të kandidatëve të mundshëm janë edhe, Pirlo e Pato, nga kampi i kuqezinjve, Adebajor nga Arsenali, Ksavi Alonso nga Liverpuli dhe Glen Johnson nga Portsmuthi.

Pastaj Klarens Sedorf do të jetë në shënjestër nga fundi merkatos, që pritet të mbyllet me një emër të madh, Kaka.

Sipas mediave angleze, mes të gjithë të lakuarve ndodhet edhe emri i brazilianit, të Milanit, që njihet mirë nga trajneri më i ri i Bluve të Londrës. Por edhe merkatoja ka një logjikë.

Nga Italia, Anglia, emrat më të lakuar vihen njëkohësisht përballë ofertave të klubeve në Spanjë, që kërkojnë të fitojnë shërbimet e tyre.

Sipas Ançelotit, skuadra e tij, Çelsi do të fitonte shumë nëse do të afronte së pari Andrea Pirlon, teksa vlerësoi në maksimum krijimtarinë e tij, Ançeloti mendon se për sulmin i duhen edhe dy lojtarë më shumë.

Dy lojtarë me tipare të ndryshme, një prej të cilëve njihet mirë nga ana e trajnerit italian të Çelsit. Abramoviç është shprehur i gatshëm që të shpenzojë rreth 30 milionë sterlina, për të afruar në skuadër brazilianin, Pato.

Braziliani shihet lojtari i duhur, që përkrah Drogba në sulm, do ta fuqizojë ndjeshëm repartin ofensivë të londinezëve.

Por përveç talentit Pato, një emër tjetër i lakuar është Adebajor i Arsenalit.

a.k/NOA

KOMENTE