Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vëllai masakron motrën 29-vjeçare me thikë, dyshohet se e keqtrajtonte
English

Vëllai masakron motrën 29-vjeçare me thikë, dyshohet se e keqtrajtonte

Istog, 2 qershor NOA - Një 29-vjeçare, ka pësuar plagë të rënda trupore nga therja me thikë, që dyshohet se ia ka shkaktuar vëllai i saj i moshës 31-vjeçare.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Avni Gjevukaj, konfirmoi të martën se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut.

Në vendin e ngjarjes, sipas zëdhënësit, policia ka konfirmuar informatën e mbërritur përmes telefonit në sallën operative, se 31-vjeçari e kishte therur me thikë motrën e vet.

Në gjendje kritike për jetën, 29-vjeçarja është dërguar nga familjarët në Spitalin e Pejës, nga ku ajo pastaj për shkak të gjendjes së rëndë, është transferuar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Motivet që e kanë shtyrë 29 vjeçarin të kryejë këtë krim brenda familjes, zyrtarisht, sipas policisë ende nuk dihen.

Por, burime brenda organeve të rendit të cituara nga "Express", thonë se i dyshuari në deklaratën e tij ka thënë se, ai ka pasur presione dhe keqtrajtime psikike nga e motra, dhe s'ka mundur të durojë më këtë situatë të krijuar brenda familjes.

a.b/NOA

KOMENTE