Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova përballë demokracisë
English

Kosova përballë demokracisë

Vera Dushi

Në debatet e qytetarëve është shfaqur mendimin se Kosova është një vend demokratik dhe sovran. Këto mendime janë pasojë e propagandës demagogjike të elitës politike të Kosovës, që nuk përputhen fare me realitetin dhe nuk janë bazuar aspak nga një qasje shkencore.

Kosova nuk është një vend sovran, sepse nuk i është lejuar të vendosë vetë për çështjet të brendshme dhe të jashtme dhe oligarkia politike shqipfolëse e nënshtruar tij. politike. Ajo akoma është nën protektoratin e UNMIK-EULEX-it, me në krye mbreti Piter Feith. Populli aspak nuk është sovran sepse i nuk është lejuar të ushtrojë lirisht sovranitetin e tij, nëpërmjet të drejtës së vetëvendosjes.

Prej kësaj vijnë edhe mangësitë demokratike, që e vendosin Kosovën në rrethin e demokracive formale, sipërfaqësore, elektorale, gati në autoritarizëm por aspak në fushën e shteteve demokratike të zhvilluara. Pra, organizohen zgjedhje, ka një organizim formal - pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe presidencial, por "demokracia" e Kosovës kufizohet në kaq.

Fjala demokraci vjen nga greqishtja e vjetër "demos" - popull dhe "kratos" - fuqi. Do të thotë se demokracia është "fuqia e popullit". Çfarë fuqi ka populli në Kosovë? Atij i është imponuar një sistem ligjor nga jashtë - që buron nga ish shteti kolonial i Kosovës, Serbia, i kopjuar tërësisht nga pakoja Ahtisaari dhe i miratuar pa asnjë kundërshtim nga politikanët shqipfolës, që rikujtojmë se kanë qenë të "zgjedhur" nga më pak se 30 % të popullatës së Kosovës(27% e popullsisë shqiptare të Kosovës, të falsifikuar dhe të publikuar si 45% nga OSBE, sepse FBKSH dhe Lëvizja Vetëvendosje! Apeluan për bojkotim të zgjedhjeve dhe FITUAN). Do të thotë se Kosova është vend gjysmë-kolonial i Serbisë, ku sundon pakicën oligarkike të politikanëve

Robert A.Dahl, në veprën "Poliarkitë" konsideron se "një karakteristikë themelore e demokracisë është të qenit hapur konstante të qeverisë në preferencat e qytetarëve, të konsideruar të barabartë në pikëpamje politike. Demokracia është një sistem politik që karakterizohet nga një të qenit hapur tërësor ose përafërsisht tërësor për të gjithë qytetarët" (Robert A.Dahl - Poliarkitë, f.27-28)

Demokratizimi është e ndërtuar prej dy dimensioneve: kontestimi publik dhe e drejta e pjesëmarrjes.

Në Kosovë pikërisht ky të qenit hapur të qeverisë ndaj preferencave qytetare po mungon. Institucionet e Kosovës janë autarkike, në sensin se ata as nuk marrin sinjale prej sistemit të gjerë shoqëror mbi problemet e ndryshme, as nuk marrin parasysh feed-backun që u vjen prej shoqërisë pas zbatimit të politikave të tyre.

Mungon liria e shprehjes dhe burimet alternative të informimit. Qeveria nuk peshon preferencat e qytetarëve apo i peshon me anshmëri, duke bërë diskriminime sipas përmbajtjes apo burimi i preferencave. P.sh. ka ekzistuar në shoqërinë e Kosovës një frymë e mbështetur kundër negociatave me Serbinë, që u manifestuar nëpërmjet demonstratave, protestave etj. Institucionet e Kosovës kurrë nuk kanë marrë parasysh këtë preferencë e qytetarëve, por ka vazhduar me negociatat (dhe deklarojnë ende edhe "pas pavarësisë" se mund më tutje të vazhdojë këto negociata), e shkëputur plotësisht nga shtresat gjithëpopullore.

Më shumë, kontestimi publik është shikuar si diçka jonormal prej institucioneve të Kosovës, ndaj të cilit duhet kundërvepruar "me profesionalizëm", me të gjitha mjetet, duke çuar edhe xhandarët e UNMIK-ut në rrugë, për të vrarë popullin(!). Institucionet e Kosovës janë të qenit të hapur vetëm ndaj përcaktimeve të pakos Ahtisaari. Kanë miratuar ligje pa u kuptuar as përmbajtjen, pa peshuar efektin negativ ndaj shoqërisë.

Gjithashtu, nuk ekziston liri të shtypit, shfaqet censura dhe redaktimi propagandistik të lajmeve, në favor të "multetnicitetit", pasivizmit, pranimit të sistemit qeveritar.

Probleme shfaqen edhe në analizimin e statutit kushtetues që është autoritar dhe aspak demokratik. Kushtetuta nuk kufizon pushtetin aktual, ajo nuk ka qenë pranuar dhe miratuar nga populli, regjimi kushtetues ushtron pushtetin në mënyrë arbitrare, me kufizime vetëm nga jashtë.

Edhe pse kuvendi zgjedh presidentin, dhe formalisht, Kosova është republikë parlamentare, parlamenti është formal, totalisht joefikas, kufizohet në funksionin e "miratimit mekanik" të asaj që i është imponuar jashtë sistemit politik të Kosovës, prej UNMIK-EULEX-it.

Për këto arsye, Kosova gjithçka mund të jetë, por jo vend sovran dhe demokratik.

Demokraci në gjysmë-kolonializëm (të Serbisë) dhe neokolonializëm (të UNMIK-EULEX-it) nuk ka. Prandaj, populli duhet të organizohet, të mos pranojë imponimet dhe arbitraritetet, të rrëzojë në tokë "politikën fluturuese" antishqiptare dhe antidemokratike që vetëm llafos demagogji për ta shtyrë në gjumë tërësisht dhe mbi të gjitha të kërkojë të drejtën e tij të vetëvendosjes dhe ribashkimit kombëtar, sepse vetëm në një Shqipëri të Bashkuar, kjo pjesë e kombit shqiptar do të mund të zhvillohet dhe të përparojë duke pasur gjithë sovranitetin e tij.

Prishtinë, 4 qershor 2009

KOMENTE