Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Piloti Berisha: Misioni i lobimit me fluturim
English

Piloti Berisha: Misioni i lobimit me fluturim

Piloti shqiptar nga Kosova, James Berisha, rrëfehet pas përfundimit të fazës së parë të udhëtimit të tij mahnitës.

Berisha ka fluturuar mbi shtetet si Mexica, Guatemala, San Salvadori, Hondurasi, Nikaraguan, Kosta Rikën etj, do të vazhdojë fazën e dytë të udhëtimit. Shteti i parë dhe fluturimi i parë në Amerikën e Jugut, është Pereira në Kolumbi, për të mbërritur në kryeqytetin e saj Bogota.

Berisha, prej disa ditësh po vazhdon me sukses lobimin e tij me aeroplan nëpër 30 shtete të Amerikës, Qendrore dhe Jugore, për sensibilizimin mbarëpopullor të njohjes së shtetit më ri të botës, Republikën e Kosovës.

Udhëtimi do të vazhdojë edhe shtete tjera të këtij kontinenti.

Një prezantim, ju lutem për lexuesin tonë: Kush është James Berisha dhe cila ka qenë jeta e juaj ?

Quhem James Berisha, i lindur në Brestovcë të Rahovecit. Në moshën 16-vjeçare kam shkuar ne Zvicër dhe një pjesë të shkollimit tim e kam kryer atje, po ashtu edhe licencimin e pilotit privat e kam përfunduar atje. Në moshën 20-vjeçare kam qëndruar edhe në Sidney të Australisë me një akademi të gjuhës angleze. Në vitin 1995 kam vazhduar studimin e gjuhës angleze në Neu York dhe San Francisco. Në vitin 1996 jam Regjistruar në "Flight Safety Academy" në Vero Beach, ku kam përfunduar të gjitha licencat deri tek piloti profesional dhe instruktor i fluturimit.

Cili është profesioni juaj çfarë pune kryeni konkretisht?

Pilot profesional dhe momentalisht fluturoj me gradën e kapitenit në tipat e aeroplanëve Lear Jet dhe fluturimet janë në tërë Amerikën, Meksikën, Kanadën dhe Amerikën Qendrore. Gjithashtu, momentalisht punoj për projektin "Flyingforkosovo.com".

A ka diçka të re rreth misionit tuaj, historik "Please Recognize the Independence of Kosova" apo "Kosova Independiente, Reconocenos Por Favor"?

Këtë mision e kam filluar për popullin tim të dashur dhe kam dëshirë që zëri dhe dëshirat e tyre të dëgjohen në tërë botën.

Cili është aeroplani, sa do të zgjasë udhëtimi, dhe diçka me hollësi për itinerarin?

- Cessna 172, udhëtimi do të zgjasë diku rreth një muaj, përveçse problemet teknike që munden ta ndryshojnë atë. Shtetet që do të vizitojë janë 34 në tërë Amerikën Qendrore dhe Jugore si dhe ujdhesat e Karaibes. Shteti i parë do të jetë Meksika, Belize, Guatemala dhe kështu me radhë.

Cili mendon se do të jetë impakti i parë me këtë fluturim?

Mendoj shumë pozitive dhe produktive, është një ide unike.

A të shqetëson fakti se do të fluturosh edhe në hapësirën "e tokës së erës së kuqe", të Che Guevaras , Fidel Kastros, Daniel Orteges, Hugo Chavezit, e Juan Evo Moralesit, shtetet më klasike komuniste dhe shtet që kanë marrëdhënie të vjetra me Serbinë, shtete që kanë thënë se "nuk e njohim pavarësinë e Kosovës" pasi nuk dëshirojnë t'i prishin lidhjet e vjetra ideologjike për shkak të Kosovës?

Politika e kaluar e këtyre shteteve nuk më intereson dhe do të jem neutral në këtë drejtim. Unë kërkoj përkrahje vetëm nga populli i thjeshtë siç jam unë dhe që ata vetë të krijojnë presion në qeveritë e tyre.

Të del kohë që të merresh edhe me planet për këtë fluturim, edhe me punët e tua të përditshme?

Injoranca dhe politika serbe "bosh", pasi në të gjithë dhe botën e dinë se Kosova është shtet i pavarur.

Cilat janë problemet që po të shqetësojnë?

Prej dhjetorit te vitit te kaluar kur isha tek konsullata e Meksikës në El Paso, TX për një vizë me vajzën time Marigona Berisha e cila kishte pasaportë të UNMIK-ut dhe atë s'na njihnin fare dhe Kosovën nuk e konsideronin si shtet. Po në të njëjtën kohë ma futën serbin në bisedë i cili është një shtet fqinj i yni. Sa i përket famës, unë s'kam nevojë fare për të dhe ia kam obligim popullit dhe babait tim i cili derdhi gjak në duart e serbit. Sa i përket faktit të të qenit në akordim me institucionet e Kosovës, me sa e shoh unë jetojmë në një botë të lirë dhe demokratike dhe çdo individ ka mundësi të shprehet si dëshiron.

Tek mesazhi përcjellës, kujt i jeni referuar, pra çfarë ju inspiroi përveç ndjenjës kombëtare?

Atyre që u është derdhur gjaku.

Me një përvojë 15-vjeçare dhe 6 mijë orë fluturimi, a mendon se fluturimi do të ketë sukses për të ndërgjegjësuar njerëzit për Kosovën në secilin prej kryeqyteteve e Amerikës Latine ku do të ulesh ?

Mendoj që po. Po ashtu, ma merr mendja mua se çdo njeri duhet ta ndihmojë Kosovën, me aq sa mundet dhe aq sa ka kapacitet.

NOA-INA

KOMENTE