Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha premtoi heqjen e TVSH-së për shërbimet mjekësore, mbeti e pandryshuar
English

PS: Berisha premtoi heqjen e TVSH-së për shërbimet mjekësore, mbeti e pandryshuar

Tiranë, 3 qershor NOA - Partia Socialiste i kujtoi sot kryeministrit Sali Berisha, faktin se katër vite më parë, premtoi se do të ndihmonte të sëmurët që jetojnë në këtë vend.

"Berisha premtoi që do të ulte kostot e shëndetësisë, duke eliminuar TVSH-në për shërbimet mjekësore, në mënyrë që të ndihmonte të sëmurët të përballonin kujdesin mjekësor për të cilin kishin nevojë e të cilin meritonin", - tha përfaqësuesja e PS, Elisa Spiropali.

"Fatkeqësisht, Berisha zhgënjeu të sëmurët e këtij vendi, ai shkeli premtimin që u kishte bërë atyre. TVSH-ja për shërbimet mjekësore mbeti e pandryshuar në 20 për qind", - vijoi Spiropali.

Ajo komentoi se shqiptarët po vuajnë, sepse nuk mund të përballojnë dot situatën e sotme në spitalet e vendit.

"Sëmundjet e lehta për t'u kuruar kthehen në vdekjeprurëse, sepse njerëzit nuk mund të sigurojnë një takim me mjekun apo kirurgun. Familjet shqiptare po shkatërrojnë ekonomitë e tyre, për të mbajtur gjallë të dashurit e tyre", - konstatoi ajo.

e.l/NOA

KOMENTE