Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Urso: Shqipëria po ndryshon prej reformave të qeverisë Berisha
English

Urso: Shqipëria po ndryshon prej reformave të qeverisë "Berisha"

Vlorë, 3 Qershor NOA Update - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të terminalit të depozitimit të karburanteve, i ndërtuar nga Petrolifiera Italo-Albaneze, në Pyllin e Sodës, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe ambasadori i Italisë në Tiranë z. Saba D'Elia, zv/ministri për Zhvillim Ekonomik i qeverisë italiane z. Adolfo Urso, drejtori i Petrolifera Italo-Albanese z. Guido Ottolenghi, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, etj.

Zv/ministri për Zhvillim Ekonomik i qeverisë italiane z. Adolfo Urso vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si dhe kontributin personal të Kryeministrit Ndërsa Berisha në këto reforma dhe u shpreh se Shqipëria po ndryshon çdo ditë në të gjitha drejtimet.

"Shqipëria është duke ndryshuar. Ajo do të ndryshojë edhe më shumë, do të ndryshojë me punën e shqiptarëve dhe me ndihmën e investitorëve të huaj", u shpreh ai.

Duke iu referuar inaugurimit të sotëm të terminalit të depozitimit të karburanteve, z. Urso u shpreh se kjo vepër bën që qyteti i Vlorës, i cili vite më parë identifikohej si qyteti i trafiqeve, sot të jetë qyteti i ndryshimeve të mëdha dhe që i ofron investitorëve të huaj mundësi të mëdha dhe siguri për investimet e tyre.

Ndërkohë, Berisha e cilësoi këtë investim të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për Vlorën, por edhe për Shqipërinë dhe rajonin.

Kryeministri u shpreh se "në strategjinë e qeverisë time për të shndërruar Shqipërinë në një superfuqi energjetike rajonale, ky është një diamant i vërtetë".

Berisha tha se bizneset italiane janë në krye të investimeve të huaja në Shqipëri, ku vetëm në gjashtë muajt e fundit janë nënshkruar me kompanitë më të mëdha italiane investime që i kalojnë 3.6 miliardë euro, si dhe janë në përgatitje e sipër kontrata me disa miliardë euro të tjera.

"Një gjë është e sigurt, se Shqipëria është bërë vend i besimit të madh për investitorët italianë dhe ata botërorë. Natyrisht, ashtu siç pritej dhe ashtu siç duhej, investimet italiane janë në krye të këtij procesi jetik për Shqipërinë. Këto investime janë të shpërndara në fusha të ndryshme, por mbi të gjitha janë në fushën e energjetikës. Unë kam besim të madh se gjatë viteve që vijnë këto investime do të shumëfishohen. Premtimi im para investitorëve italianë dhe atyre të mbarë botës është se ky vend do të ndërmarrë çdo reformë, çdo ligj dhe çdo vendim për t'u bërë vendi më miqësor dhe më i përshtatshëm për investimet e huaja në Evropë", u shpreh Kryeministri.

Nga ana e tij, drejtori i Petrolifera Italo-Albanese z.Guido Ottolenghi u shpreh se ky investim do të ketë efekte të dobishme në të gjithë tregun energjetik shqiptar.

Kjo sipas tij, pasi është investimi i parë në këtë sektor që ndjek standardet më të përparuara evropiane dhe bën që ndërmarrjet ndërkombëtare t'i kthejnë sytë nga Shqipëria.

Ottolenghi tha se një tjetër efekt pozitiv i këtij investimi do të jetë edhe hapja e vendeve të reja të punës. Kurse i shprehu mirënjohje qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera në vend për mbështetjen që kanë dhënë në realizimin e kësaj vepre.

"Vendi juaj po ndryshon, infrastruktura po përmirësohet, qeveria dhe administrata publike po bëhen gjithnjë e më dinamike. Sistemi financiar ka evoluar shumë dhe shumë banka ndërkombëtare veprojnë sot në Shqipëri duke ofruar produkte gjithnjë e më të përparuara. Në Shqipëri ne kemi njohur shumë njerëz të ndershëm dhe të aftë, me eksperiencë dhe vizion, të cilët do ta çojnë përpara këtë vend. Shqipëria ka hyrë në NATO dhe së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian", shtoi Ottolenghi.

e.l/NOA

KOMENTE