Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgu dhe shkolla
English

Burgu dhe shkolla

Salih Mehmeti

Zhvillimi i arsimit nuk bëhet sall me ndërtimin e objekteve shkollore, por me investimin e vazhdueshëm në të. Zhvillimi i arsimit në Kosovë sot po reduktohet në ndërtimin e një objekti shkollor. Me kaq kryhet.

Sikur të ishte kështu, atëherë çdo vend në botë vetëm njëherë do të investonte në arsim: vetëm do t'i meremetonte objektet e shkollave, dhe pastaj gjithçka mbaroi. Në Kosovë mjerisht kështu është. Qeveritarët me kaq po e lajnë gojën: interesimi i tyre për arsimin qëndron vetëm në përurimin e ndonjë shkolle, prerjen e shiritit solemn, duartrokitjet e të pranishmëve, fjalimet fantastike për një sistem të rremë evropian të arsimit në Kosovë, e blla-blla të tjera. Sistemi arsimor që prej filloreve deri te pseudouniversiteti i vendit është atletika e trishtueshme nga ku viktima bëhen të rinjtë. Arsimi do të duhej të ishte platforma e shtytjes, iluminimit dhe lartësimit të kapacitetit dituror të të rinjve. Është diçka që po ta thjeshtonim i bie të figurativizohet në një atlet që përgatitet për vrapin e madh maratonik. Këmba e djathtë e secilit atlet shtrihet më prapa se tjetra duke u vendosur fort pas një të ashtuquajturi ‘bllok startues', një ministrukturë e hekurt e ngulitur në tokë, në të cilën vendoset këmba e djathë, me ç'rast, atleti përfiton një shtytje gjatë nisjes së garës. Vizioni i figurativizimit metaforik të gjendjes së shkollës në Kosovë është ky: tek ne ky ‘blloku startues' është vetë mynxyra: është rënia dhe humbja e sigurt në garë pa e nisur fare atë. Ky ‘blloku startues' në pseudoshkollat tona është më shumë një ‘bllok bllokues'; aty ku të troshiten këmbët nga ku do të ishte më mirë të mos e vazhdoje garën fare.

Strategjia hyrëse e EULEX-it në Kosovë tregon edhe strategjinë e përgjithshme të tij. Ky regjim europian erdhi me batalione të tëra policësh prepotentë e me gjykatës e prokurorë, më të frikshëm se ata që i ka përshkruar Franc Kafka. Ndaj, regjime të tilla nuk japin pesë pare që popullsia indigjene të jetë e shkolluar dhe arsimuar. Problemi në Kosovë nuk qëndron se regjimet autoritare ndërkombëtare nuk lejojnë shkollimin. Ende më keq: ato lejojnë keqshkollimin, keqshkollim që mirëmban neveritshëm iluzionin e shkollimit. ‘Armiku më i madh i dijes nuk është injoranca, por iluzioni i dijes' do të thoshte fizikanti anglez, Stephen Hawking. Edhe keqshkollimi është shumë më i keq sesa moshkollimi. Sistemi arsimor në Kosovë prodhon gjithnjë keqshkollim. Çdo vit dalin brezni të keqshkolluara. Me anë të këtyre breznive tmerrësisht të keqshkolluara bëhet e mundshme jo vetëm mashtrimi i atyre breznive, por edhe i një shoqërie të tërë, me ç'rast kjo shoqëri pushon së qenuri shoqëri me ndërgjegje politike. Prandaj, nuk është e çuditshme që shoqëria gjoja e arsimuar në Kosovë vazhdon të jetë tmerrësisht e vetëpërjashtuar, duke i mundësuar, kështu, regjimeve autoritare ndërkombëtare ta përcaktojnë politikën në Kosovë. Po të bënim një llogaritje të shkurtër aritmetike me atë se a investohet më shumë në arsim apo në mirëmbajtjen e aparatit policor të pushtetit, atëherë vetëvetiu edhe e gjen përgjigjen. Çdo investim që bëhet në Kosovë është i prirur fillimisht që ta kompletojë dhe ta bëjë sa më të rryer për veprim aparatin dhunues: policinë dhe burgun. Nga arrestimi arbitrar që na u bë me 11 shkurt 2007, mësova ca më tepër mbi këtë përgjigje: "krimi" ynë i vetëm për të cilin na arrestuan ishte pjesëmarrja në demonstratën e 10 shkurtit kundër Planit Autoritar të Ahtisaarit. Në qendrën e paraburgimit, ku përpos neve treve mbahej edhe Albini, na mbajtën më shumë se dy ditë në qeli të ndara. Qelia në të cilën më përplasën u bë vendi nga ku vërtetova pikë për pe pohimin e mëposhtëm. Ishte shkurt atë vit, dhe ndonëse borë nuk binte, mbante një i ftoftë i thatë. Mirëpo, sa kohë që ishim në qeli ftohti nuk ndihej: radiatorët punonin pa pushim dhe qelia nxehej e bëhej arrë. Të nesërmen pas lëshimit tonë nga burgu (ndërkaq Albinit do t'i vazhdohej burgimi dhe izolimi edhe për nëntë muaj të tjerë), unë shkova në shkollë. Ligjërimeve pa lidhje të profesorëve as që ua varja; bënte aq ftohtë dhe radiatorët atë ditë nuk punonin. Këqyrja me zhbirim çdo gjë në klasë: muret e ciflosura e të rrezbitura, të palyera asnjëherë, bankat e prishura dhe karriget që mezi qëndronin. Nuk kishte sesi të mos reflektoja duke e krahasuar gjendjen e shkollës sime me atë te burgut. Në burg kushtet ishin njëqind herë më të mira sesa në shkollë. Hapja e një burgu është e barabartë me mbylljen e tri shkollave. Në Kosovë janë dy kryeburgje kryesore: ai i Dubravës dhe Lipjanit, në të cilën janë burgosur me qindra luftëtarë të lirisë, veprimtarë të devotshëm politikë, djem të rinj me damarë kryengritës e të tjerë të papërshtatshëm politikisht. Këto dy burgje të natyrës kokekëmbë politike nuk janë barabar me mbylljen e dy shkollave: por me suprimimin dhe varrosjen e tërë sistemit arsimor në Kosovë.

KOMENTE