Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Firmoset huaja e parë tregtare me një njësi vendore në Shqipëri
English

Firmoset huaja e parë tregtare me një njësi vendore në Shqipëri

Fushë Krujë, 4 Qershor NOA -Â Qyteti i Fushë Krujës firmosi kredinë e parë tregtare për një njësi vendore në Shqipëri.

Kjo hua tregtare u bë e mundur me anë të asistencës së USAID; projektit për Qeverisjen vendore në Shqipëri dhe Autoritetit për Zhvillimin e Kredisë së USAID, si pjesë e asistencës teknike për zhvillimin e qeverisjes vendore dhe mbështetjen për zbatimin e ligjit të huamarrjes vendore.

Qëllimi i kësaj huaje është financimi i një nga tre segmentet e unazës veriore të qytetit në qytetin e Fushë Krujës.

Shuma totale e huasë është 100 milionë lekë; me një normë interesi prej 6 muajsh bono thesari plus 3.08% dhe maturim 8 vjeçar.

Në fjalën e saj Drejtoresha e Misionit znj. Mahoney tha se huaja e parë tregtare për një njësi vendore përfaqëson një gurë themeli për proçesin e decentralizimit në Shqipëri. Ajo foli dhe për aftësinë e pushtetit vendor për të marrë hua fondet e nevojshme në mënyrë që të zbatojnë projekte investimesh që do t'i mundësonte bashkive ofrimin e shërbimeve më të mira për komunitetin dhe për të promovuar në mënyrë efektive rritje ekonomike vendore.

Sipas saj, ky instrument i ri financimi u jep njësive vendore një mekanizëm të shkëlqyer për të adresuar nevojat që ato kanë.

Ndërtimi i unazës veriore të qytetit është një projekt që është identifikuar nëpërmjet një proçesi gjithpërfshirës me inpute nga të gjithë përfituesit dhe përfaqëson një prioritetet për qytetin.

"Unë e përshëndes Bashkinë Fushë Krujë që përdorën mundësinë e marrjes hua për zbatimin e këtij projekti strategjik që do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve, promovojë zhvillimin dhe përmirësojë kushtet e biznesit", - tha znj.Mahoney.

K Në ceremoninë e firmosjes ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës, Ismet Mavriqi; Zëvendës Ministri i Financave Florion Mima; Drejtoresha e Misionit të USAID në Shqipëri Roberta Mahoney; Drejtori i BKT Pekhan Isipek dhe Drejtori i Projektit të USAID në Shqipëri LGPA David Smith

y projekt besohet se do të shërbejë si një model për njësitë e tjera vendore se si ato të përgatisin projekte fizibile dhe të financueshme.

Bashkitë partnerë me projektin LGPA janë: Fier, Fushë-Krujë, Gramsh, Himarë, Korçë, Kukës, Lezhë, Librazhd, Pogradec and Shkodër.

v.m/NOA

KOMENTE