Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitja me dhunë në një maune, arrestohet i dyshuari
English

Grabitja me dhunë në një maune, arrestohet i dyshuari

Korçë, 4 qershor NOA - Një grabitje e ndodhur para pak javësh është zbardhur sot nga policia e Korçës, e cila njoftoi arrestimin e një personi që e cilëson si të dyshuarin e krimit.

Mihal Nikolla, lindur në fshatin Blacë të Pogradecit dhe banues në qytetin e Pogradecit, ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, në muajin Maj 2009, ka vjedhur me dhunë një shofer mauneje në unazën e qytetit Pogradec.

Gjatë kësaj grabitjeje, i arrestuari i sotëm dhe "kolegët" e tij, i kanë rrëmbyer viktimës së tyre gjithë çka kishte, 200 euro, një orë dore dhe një aparat celulari.

a.f/NOA

KOMENTE