English

Hiqet një poster i PS në Libonik të Korçës

Korçë, 4 qershor NOA - Shënohet edhe një tjetër incident në Korçë, pasi sot në mëngjes, një poster i Partisë Socialiste u hoq nga persona që mbeten të paidentifikuar.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja u konstatua sot në orën 08.00 në fshatin Vashtemi të Komunës Libonik në rrethin e Korçës.

"Ne konstatuam se ishte hequr nga vendi, nga persona të paidentifikuar i një tabele me mbishkrimin "Zyra Elektorale e Partisë Socialiste", me një vlere 7000 lekë, e cila ishte e vendosur mbi derën hyrëse, të një ambienti të përshtatur si zyrë elektorale, të subjektit politik të Partisë Socialiste", - tha zyrtarisht policia e Korçës.

Ajo tha se në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Korçë, po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbulimin e autorëve.

a.f/NOA

KOMENTE