Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kaka, adio Milanit, shitet te Reali i Madridit
English

Kaka, "adio" Milanit, shitet te Reali i Madridit

Tiranë, 4 qershor NOA - Kaka është lojtar i Realit të Madridit. Marrëveshja është arritur dhe mediat spanjolle e ato angleze, njëzëri e cilësojnë të përfunduar gjithçka. Pritet thjesht zyrtarizimi.

Kaka i dha lamtumirën Milanit, për një çmim rekord në tregun futbollistik, ashtu sikurse është përfolur edhe në muajin janar, kur Mançester Siti ishte shumë pranë blerjes së kartonit të fantazistit të Milanit.

Por pas përfundimit të sezonit, për të mos lënë kohë bën dispozicion të të tjerëve, presidenti Perez është takuar me Galinin dhe kanë arritur marrëveshjen, në një kohë që klubi anglez i Çelsit sapo tentoi të blinte kartonin e tij.

Çelsi dështoi në një mënyrë spektakolare për të blerë brazilianin Kaka gjatë natës së shkuar, teksa braziliani iu bashkua Realit të Madridit, për një çmim rekord prej 62 milionë euro.

Trajneri i ri i bluve të Londrës, Karlo Ançeloti është përpjekur që të sjellë brazilianin Kaka me vete, në "Stamford Bridge".

Por ai ishte i pafuqishëm për të ndalur presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, që arriti në kohë rekord një marrëveshje me lojtarin e Milanit.

Pas këtij momenti, Çelsi është duke parë mundësinë e një transferimi të mundshëm të brazilianit tjetër të Milanit, Pato, të cilit do t'i afrohet një shumë prej 30 milionë euro.

Një drejtues i klubit të Çelsit, konfirmoi: - "Ançeloti është përpjekur shumë, që të bindë brazilianin Kaka, për të ardhur tek Çelsi.

Por Reali i Madridit kishte më shumë para për të shpenzuar dhe tani, Çelsit i mbetet që të kërkojë lojtarë të tjetër".

Kaka, 27 vjeç, është përpjekur që të arrijë një marrëveshje duke insistuar, se dëshiron që të qëndrojë në "San Siro".

Ylli i "Samba" është kthyer në Brazil, për t'iu bashkuar kombëtares, kurse babai i tij beson se lojtari pas ndeshjeve me kombëtaren braziliane, do të vendosë për të ardhmen e tij.

Kaka, në bazë të marrëveshjes do të fitojë 160 mijë sterlina në javë, si pagë dhe do të jetë lojtari më i paguar në botë.

Klubi i Realit të Madridit, shpreson që të rikthehet në ditët më të mira, pas zgjedhjes së presidentit dhe emërimit të trajnerit, Manuel Pelegrini.

Ky i fundit, ish-trajneri i Vilarealit, zëvendësoi në stolin e realit, Ramosin.                          Â

a.k/NOA

KOMENTE