English

Kaka, lamtumirë Milanit, 5 vjet tek Reali i Madridit

Tiranë, 4 qershor NOA - Gazeta "Marca", bëri të ditur se kalimi i brazilianit Kaka do të bëhet në mënyrë zyrtare gjatë javës së ardhshme.

Veprimi është mbyllur për një shumë prej 65 milionë euro.

Lojtari i klasit të lartë i kombëtares së Brazilit ka firmosur një kontratë, për pesë vitet e ardhshme me Realin", - citohet në gazetën më të madhe që i referohet klubit dhe që nxjerr më shpejt marrëveshjet e merkatos së Realit.

Edhe për gazetën tjetër, "El Mundo Deportivo", marrëveshja është mbyllur me kohë, "përfundoi marrëveshja mes Realit dhe brazilianit Kaka.

Fantazisti i Milanit firmosi një kontratë, prej 5 vjetësh." Por edhe mediat angleze kanë përshkruar gjerësisht marrëveshjen mes medrilenëve dhe lojtarit të Milanit.

Kaka sipas, tyre do të jetë tani e tutje lojtari më i ri i Realit të Madridit, duke bënë në dukje faktin se Çelsi nuk arriti dot që të firmoste një kontratë, pavarësisht dëshirës, me lojtarin brazilian dhe tani alternativë mbetet një tjetër brazilian, që është Pato.

a.k/NOA

KOMENTE